Scholz: KFOR duhet të jetë i aftë të reagojë
9 Nëntor 2023Gjermania aktualisht po bën shumë për të rritur aftësinë e saj mbrojtëse, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, të enjten, 9.11 në Berlin, gajtë një takimi sekreatrin e përgjishthësm NATO-s, Jens Stoltenberg.
Scholz përmendi instalimin e një brigade të Bundswehr-it në Lituani, por edhe planet e ushtrisë gjermane për vitin e ardhshëm: "Duke filluar nga viti i ardhshëm, Gjermania do të përmbushë objektivin e NATO-s për të shpenzuar dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje", tha kancelari.
Ai shtoi se njësitë ushtarake do të duhet të jenë në gatishmëri të lartë në të ardhmen. "Për të mbrojtur vendin tonë, ne kemi nevojë për të gjitha forcat e shoqërisë sonë,” vazhdoi Scholz. Fokusi i diskutimit në vijim do të jetë se si infrastruktura kritike, veçanërisht nënujore, mund të mbrohet më mirë në të ardhmen". Ai falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm që NATO-ja i ishte përgjigjur kaq shpejt nismës nismës përkatëse të kancelarit.
NATO si një garantues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Scholz tha gjithashtu se NATO-ja është garante edhe për sigurinë në Ballkan Perëndimor. Misionet që tashmë kanë filluar ende kërkojnë vëmendje për shkak të tensioneve të fundit, shtoi politikani socialdemokrat.Kancelari gjerman duke shtuar se "misioni i KFOR-it në Kosovë duhet të jetë në gjendje t'i përgjigjet siç duhet të gjitha zhvillimeve”.
Përveç sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ndaj të cilit, sipas Scholz-it, NATO reagon vazhdimisht prej 21 muajsh, temë e bisedës mes Kancelarit Federal dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s ishte edhe situata në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën.