E filloi karrierën gazetareske në vitin 1996, me një praktikë në Radion e Deutsche Welle-s, asokohe në Koeln. Gjatë Luftës së Kosovës, në vitin 1999, punoi si moderatore e programit shqip në Deutsche Welle, dhe më pas edhe e radiorevistës në gjuhën shqipe në programin Funkhaus Europa (sot: Cosmo) të kanalit publik gjerman, Westdeutscher Rundfunk (WDR). U lind dhe rrit në Vlorë, në Shqipëri. Sapo kishte nisur studimet në Tiranë, kur ndoqi live në televizionin publik italian, RAI, raportimin për Rënien e Murit të Berlinit. Një vit më vonë do t’i bashkohej valës së protestave studentore që do të sillnin përmbysjen e sistemit diktatorial në Shqipëri. Vite të paharruara këto, prej të cilave buron edhe motivi kryesor i punës së saj gazetareske: Në mbrojtje të të drejtave të njeriut, të lirisë së fjalës dhe pluralizmit.
Kur i mbetet kohë e lirë Anila përkthen letërsi nga gjermanishtja, nga autorë, si Terezia Mora, Niklas Luhmann, Hagen Schulze etj.