1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Von der Leyen:I takon RMV-së të bëjë hapin vendimtar përpara

14 Korrik 2022

Presidentja e Komisionit të BE-së u drejtohet deputetëve të parlamentit në Shkup përpara seancës për votimin e propozimit francez për zhbllokimin e ngërçit me Bullgarinë.

https://p.dw.com/p/4E7yt
Nordmazedonien: Rede der Präsidentin der Europäischen Kommission Ursula von der Leyen
Fotografi: Petr Stojanovski

Para fillimit të seancës prlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut(RMV) ku deputetët duhet të diskutojnë për propozimin Francës që ka të bëjë me zhbllokimin e kontestit maqedono-bullgar, para deputetëve në seancë të veçantë ka folur Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Fjalimi i saj kishte për qëllim për të bindur deputetët që të kalojnë propzimin francez. Ajo u shpreh se tani është momenti të vazhdojmë përpara drejt së ardhmes, propozimi francez do të jetë vendimtar për anëtarësim në Bashkimin Europian.

"Treguat vendosmëri. Marrëveshja e Prespës ishte shembull i guximit. Ajo ju hapi rrugën për anëtarësim në NATO, dhe tani pas dy viteve RMV tregoi se është partner i besueshëm. Unë e di se e njëjta gjë do të ndodhë kur ju do të bëheni vend anëtar i BE-së. Këtë e di sepse tanimë keni treguar kapacitet vital të ndryshoni shoqërinë tuaj drejt më të mirës. Keni zgjedhur rrugën e paqes në vend të konfliktit”, deklaroi von der Leyen.

Vendimi është i juaji dhe vetëm i juaji

Kryetarja e Komisionit të BE-së theksoi se në fund të fundit, bëhet fjalë për rrugën që ju e zgjodhët, ashtu siç e zgjodhët edhe më parë me Marrëveshjen e Ohrit, me atë të Prespës. Nëse vendosni të miratoni propozimin francez, ditëve në vijim do të organizohet konferenca e parë ndëreqveritare. Ne menjëherë do të fillojmë me shqyrtimin e së drejtës ndërkombëtare. Do të jetë nder të presim ekipin tuaj dhe do të jetë nder të punojmë së bashku me ju, nënvizoi von der Leyen. Sa i përket brengosjes së maqedonasve lidhur me identietin dhe gjuhën maqedonase, von der Leyen siguroi, se gjuha maqedonase në BE do të njihet si gjuhë maqedonase. Asgjë nuk do të rrezikohet.

"Me kujdes dëgjova brengosjen tuaj lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase. Nuk ka dyshim, se gjuha maqedonase është gjuha e juaj. Do ta përsëris, nuk ka dyshime se gjuha maqedonase është gjuha e juaj. Ne tërësisht e mbështesim këtë, e për këtë në propozim qëndron gjuha maqedonase pa asnjë kualifikim tjetër nga Bashkimi Evropian. Propozimi e respekton identitetn tuaj dhe është i rëndësishëm për të gjithë ne. Mund të konsideroni tek unë si kryetare e Komisionit Europian dhe do të siguroj se procesi për inkuadrim do të respektojë parimet dhe standardet europiane. Keni një shoqëri të suksesshme multietnike dhe kjo e pasqyron moton europiane”, deklaroi von der Leyen.

Hapësira e Shkupit nën masa të repta, kontrollohet edhe me helikopter

Gjatë debatit në kuvend, para godinës po mbahen protesta. Simpatizantë të partisë E Majta dhe VMRO-DPMNE gjatë mbajtjes së fjalimit të kreut të Komisionit të BE-së von der Leyen, kanë qëlluar me vezë dhe sende të rënda godinën e parlamentit.    Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë masa të forta sigurie para ndërtesës së kuvendit dhe institucioneve të tjera në Shkup.

Kërcënohet me jetë deputeti Panço Minov

Deputeti i OQM-së, Panço Minov, ka denoncuar në polici kërcënime me jetë, të cilat pretendon se i ka marrë përmes telefonit. Numri i telefonit të Minov ishte në listën e publikuar në rrjetet sociale e cilësuar nga persona akoma të panjohur për organet e ndjekjes penale si "lista e tradhëtarëve të Maqedonisë”.

Seanca e Parlametare ku po diskutohet për propozimin frances nuk dihet se kur do të përfundojë, sepse janë paraqitur numër rekord deputetësh për të marrë fjalën.

Fatos Musliu, me bluzë polo të kuqe në ambient zyre. Në sfond duket një monitor me faqen e DW shqip
Fatos Musliu korrespondent i DW nga Shkupi, Maqedonia e Veriut