1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Fatos Musliu, me bluzë polo të kuqe në ambient zyre. Në sfond duket një monitor me faqen e DW shqip
Fatos Musliu, korrespondent i DWFotografi: Fatos Musliu/DW

Fatos Musliu

korrespondent i DW nga Shkupi

Kur vendi i Fatosit ishte në luftë civile në vitin 2001, ai filloi bashkëpunimin si korrespondent nga Maqedonia e Veriut për DW.

Arritja e paqës midis dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, atij maqedonas dhe shqiptar, demokratizimi i shoqërisë, anëtarsimi i vendit në NATO dhe BE, kanë qenë dhe mbeten në fokusin e raportimeve të tij.  

Përpjekja për tu bërë pjesë e barabartë e familjes evropiane , raportet e vendeve fqinje të Ballkanit Perendimor dhe rrugëtimi i tyre i përbashkët drejt Europës së bashkuar , janë pasion i shkrimit  të Fatosit në DW.  Në angazhimin e tij gazetaresk si korrespodent, ai ishte dëshmitar i shumë ndodhive politike, ekonomike, kulturore e sociale, duke bashkëbiseduar me persona  nga jeta  politike e deri tek qytetarët e rëndomtë duke u shëndërruar në përçues dhe artikulues i zërit të tyre.  

Si gazetar, Fatosi synon të tregojë këndvështrime të ndryshme dhe të mundësojë dialog në një shoqëri multietnike, multikulturore e multifetare siç është Maqedonia e Veriut.

Fatos Musliu ka studiuar gazetari në Universitetin e Shkupit.  

 

 

 

Kaloje seksionin tjetër Artikuj të përzgjedhur nga Fatos Musliu
Kaloje seksionin tjetër Artikuj nga Fatos Musliu

Artikuj nga Fatos Musliu

Trego më shumë dokumentarë