Rashela Shehu
raporton për DW nga Shqipëria prej vitit 2017
Është fokusuar në tema të ndryshme në fushën e aktualitetit politik dhe shoqëror, veçanërisht te të drejtat e njeriut, arsimi dhe mjedisi.
Rashela ka studiuar "Gazetari dhe Komunikim" në Universitetin e Tiranës ku aktualisht punon si pedagoge asistente në fushën e multimedias. Artikulli i saj me titull “Mungesa e kërkimeve shkencore e lë Shqipërinë në rrënoja” u vlerësua nga përfaqësia e OSBE-së në Shqipëri si historia më e mirë investigative për vitin 2020.