Ajo vlerëson nivelin e lartë të diversitetit në DW, i cili në të njëjtën kohë përfaqëson forcën gazetareske të DW. Si kryeredaktore ka caktuar pesë kolege dhe kolegë me prejardhje të ndryshme kulturore që formojnë këshillin redaktorial.
Si gazetare, Manuela Kasper-Claridge ka raportuar nga e gjithë bota. Fokusi i saj ka qenë në raportimin për biznesin, duke përfshirë shumë histori sipërmarrjesh sociale. Motoja e saj: "Njerëzit duhet të jenë në fokus".