1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dizajni i DW: Ja pse dukemi pak më ndryshe

11 Dhjetor 2023

DW ka një pamje të re që fokusohet në aksesueshmërinë dhe dizajnin miqësor për përdoruesit. Kryeredaktorja Manuela Kasper-Claridge shpjegon disa nga ndryshimet kryesore.

https://p.dw.com/p/4Zzha
DW faqja e re e internetit dhe app
DW faqja e re e internetit dhe appFotografi: DW

Një pamje e re, një dizajn i freskët dhe i optimizuar për një përvojë të përmirësuar për përdoruesit - ekipi ynë i dizajnit ka punuar për këtë për muaj të tërë. Do të doja t'ju prezantoja me disa risi.

Përfshirja dhe aksesueshmëria janë thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të dizajnit tonë të korporatës. Në të ardhmen, përmbajtja jonë do të jetë gjërësisht pa pengesa.

Performanca teknike e faqes sonë të internetit dhe aplikacionit është optimizuar për një përvojë më të mirë nga përdoruesit.

Falë përmirësimeve ju mund t'i gjeni informacionet që ju nevojiten edhe më shpejt. Ne po e ndryshojmë edhe llojin e shkrimit për t'jua u bërë juve leximin edhe më të rehatshëm. Rregullimet vizuale të menyve dhe sfondeve mundësojnë një pamje më të qartë dhe në përgjithësi forcojnë tiparin tonë si një burim i besueshëm informacioni.

Edhe paleta jonë e ngjyrave dhe infografika po marrin një përditësim dinamik. Gëzohuni për ngjyra dhe grafika më të gjalla që paraqesin edhe informacione komplekse në një mënyrë të kuptueshme.

Ne dëshirojmë që përmbajtja jonë të jetë më e shpejtë dhe më e dallueshme dhe që ju të kënaqeni duke përdorur uebsajtin dhe aplikacionin tonë edhe më shumë në të ardhmen.

Pamja e re në dw.com është vetëm fillimi. Në muajt e ardhshëm do të pasojnë ndryshime të mëtejshme në platformat ku mund të gjendet përmbajtja e DW.

Ju lutemi ndani me ne përvojat dhe përshtypjet tuaja për dizajnin e përpunuar të DW. Komentet tuaja i presim me kënaqësi.