Afro 60 mijë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitet 2014-2015. Shumë syresh familje me fëmijë në moshë shkolle. Enti Federal i Imigracionit i ka refuzuar thuajse të gjithë shtetasit shqiptarë, por procedurat zgjasin deri në tre vjet. Ndërkohë fëmijët shkojnë nëpër shkolla dhe thurin ëndrra për të ardhmen, prej të cilave duhet të heqin dorë kur të kthehen në atdhe.