Çfarë janë pagerët dhe pse i përdor Hezbollahu?
18 Shtator 2024Pas sulmit me sa duket të koordinuar në Liban, ku shpërthyen pagerët që u përkisnin anëtarëve të milicisë terroriste Hezbollah, kjo organizatë akuzoi Izraelin se ka depërtuar në sistemin e saj të komunikimit. Pagerët janë pajisje të vogla komunikimi dhe ishin pararendës të telefonave celularë. Nëse dikush dëshiron të flasë me dikë, ai i dërgon personit tjetër një zile ose mesazh të shkurtër në pager. Pagerët përdoreshin gjerësisht, sidomos në vitet 1980. Por zhvillimi i telefonëve celularë i bëri ata në masë të gjërë të panevojshëm.
Pse i përdor Hezbollahu pagerët?
Arsyeja pse milicia Hezbollah i përdor pager-ët në një shkallë të gjerë është e thjeshtë: ndryshe nga telefonat celularë apo telefonat inteligjentë, vendndodhja e pager-ëve nuk mund të përcaktohet. Sepse një pager i zakonshëm është thjesht marrës sinjali, i cili nuk është i regjistruar në ndojnë rrjet. Ndërkohë që nga ana tjetër aktivizimi i të gjithë pager-ëve në të njëjtën kohë në një zonë të një zonë të caktuar nuk është problem.
Që nga fillimi i luftës në Gazë udhëheqja e Hezbollahut u ka kërkuar anëtarëve të vet të mos i përdorin telefonat celularë, por pajisjet pager për ta bërë komunikimin më të sigurt. Tre punonjës që punojnë në organe sigurie i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se pagerët u përkisnin modeleve më të fundit dhe që Hezbollahu i kishte futur ato në përdorim muajt e fundit.
SHBA nuk është e përfshirë në incidentin e shpërthimeve
SHBA njoftoi se po mbledh informacione lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Matthew Miller, tha në një konferencë shtypi se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në incident dhe se nuk e dinte se kush ishte përgjegjës. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të shqetësuara për çdo incident që rrit tensionet në Lindjen e Mesme dhe i bëri thirrje Iranit që të mos e shfrytëzojë incidentin për të krijuar destabilitet.
Uashingtoni bëri gjithashtu përsëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të tensioneve midis Izraelit dhe Libanit.