1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Guri i çmuar u gjet në një minierë në Botsvana

19 Qershor 2021

Në Botsvanë zbulohet diamanti i tretë më i madh në botë. Guri i çmuar ka madhësinë e një veze dhe mbi 1000 karatë.

https://p.dw.com/p/3vCNi
Botsuana | Drittgrößter Diamand der Welt
Fotografi: Monirul Bhuiyan/AFP/Getty Images

"Ky diamant kaq i rrallë dhe i jashtëzakonshëm ka shumë kuptim për Botsvanën dhe sjell shpresë tek ky vend që lufton çdo ditë me varfërinë” – tha Lynette Armstrong, drejtuese e kompanisë minerare Debswana. Guri i çmuar ka 1098 karatë.

Botsuana | Drittgrößter Diamant der Welt
Fotografi: Debswana Diamond Company/REUTERS

Diamanti më i madh i nxjerrë ndonjëherë nga nëntoka është "Cullinan”, i zbuluar në vitin 1905, me një peshë prej 3106 karatë. Ai u nxor në Afrikën e Jugut dhe mori emrin e pronarit të minierës, Thomas Cullinan.

Diamantët sintetikë

Ndërsa vendin e dytë e mban diamanti "Lesedi La Rona”, me peshë 1109 karatë. Edhe ky diamant u zbulua në minierën veri-lindore të Botsvanës në vitin 2015 dhe ka madhësinë e një topi golfi.

Botsuana |  Lesedi La Rona Diamant
Diamanti "Lesedi La Rona”,Fotografi: Lucara Diamond Corp/picture alliance

Vlera e këtyre diamantëve mund të arrijë miliona dollarë në tregun ndërkombëtar.