1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Afrikën e Jugut zbulohet diamanti më i madh i botës

28 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BYt7
Në një minierë të Afrikës së Jugut u zbulua së fundi diamanti më i madh i botës. Sipas njoftimeve të radios kombëtare afrikanojugore ky diamant peshon dyfishin e diamantit të Cullinanit, të zbuluar më 26 janar 1905 po në Afrikën e Jugut. Ky kishte një peshë prej 3.106 karatësh. Diamanti i Cullinanit u coptua asokohe në shumë pjesë, të cilat i përkasin koleksionit të diamanteve të kurorës mbretërore britanike.