Zaev: Asnjë proces nuk duhet ta cënojë shtetin juridik!
6 Dhjetor 2018Fotografia me portreti i ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski është e vendsour pranë portreteve të të gjithë ish-kryeministrave të tjerë të Maqedonisë, që varen vetm pak metra larg kabinetit të kryeministrit aktual. I pyetur nëse ky portret e meriton të qendrojë krah kryeministrave, të cilët as janë arratisur nga vendi dhe as e kanë turpëruar vendin, Zaev nënvizon: "Besoj se gjithçka që do të thotë memorie, nga kryeministri i parë e deri më sot, në përputhje me traditën duhet të mbetet. Disa kryeministra populli ynë i mban mend për të mirë, disa për të keqe, disa kanë lënë përshtypje të dobët, disa më të madhe. Jam i mendimit se nuk më takon mua që të prek apo ndryshoj diçka që është praktikë nga e kaluara."
Sa ka të bëjë me largimin e Gruevskit nga vendi dhe implikimet që ka kjo për sigurinë e shtetit, Zaev thotë për DW-në, se "Mendoj se nuk do të ketë implikacione nga aspekti i sigurisë. Maqedonia nuk varet nga asnjë individ dhe nuk ka asnjë individ, që të posedojë aq shumë informacione sa për të nxitur ndonjë rrezik të sigurisë për shtetin."
I pyetur nga DW, se bëhet fjalë për një ish-kryeministër, i cili nisur nga detyra zyrtare ka pasur qasje tek informacione konfidenciale dhe nëse ai mund t'i përdorë ato? Kryeministri aktual Zaev thekson, se "gjithsesi Maqedonia mund të jetë e lënduar në ndonjë fare mënyre, sepse kemi të bëjmë me një njeri, që ka qenë 10 vjetkryeministër. Gjithçka që ka qenë konfiedenciale, sekret shtetëror apo zyrtar kanë mbetur kryesisht tek ai. Por edhe nëse Gruevski vendos ta 'godasë' ose siç përdorte ai vet frazën 't'i ngulë pas shpine thikën Maqedonisë', ai do të mund ta lëndojë Maqedoninë, por nuk mund ta rrezikojë sigurinë e vendit."
DW: Shumë OJQ kanë kërkuar përshpejtimin duke paraljamëruar, se nëse ato nuk përfundojnë brenda 10 ditëve, OJQ-të do të kërkojnë përgjegjësi politike nga funksionarët më të lartë. A do të duhet ndokush të marrë përsipër përgjegjësinë politike lidhur me hetimet mbi arratisjen e Gruevskit?
Zoran Zaev: "Unë kam njohuri për një pjesë të hetimeve. Por pushteti ekzekutiv duhet patjetër t'i rrespektojë organet e hetuesisë. Duhet ta kemi të qartë, se në shtetet demokratike ka rend dhe hierarki dhe kjo duhet rrespektuar. E kuptoj nevojën e kohës së duhur për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë, ndaj kërkesa ime deri tek ata çdo herë ka qenë: Ju lutem shpejtoni, qytetarët presin informacion se si ndodhi kjo, a ka përgjigje, nëse ka çfarë përgjegjësie do të kemi.... nuk dëshiroj të komentoj asgjë paraprakisht. Dua të mbetem parimor. Ata qytetarë që sot kërkojnë përgjigje nesër mund të më akuzojnë, se nuk e rrespektoj hetuesinë. Të mbetemi të mbështetur tek ligjet, le të përfundojë hetimi, pastaj do të japim komentet tona.
Zaev thotë, më tej, se nëse ka pasur shkelje dhe ndokush duhet të mbajë përgjegjësi edhe në nivelet e larta për këtë, edhe ky hap do të ndërmerret. I pyetur nga DW, se ende pa marrë askush përgjegjësinë në vend Ju kërkuart përgjegjësi nga vendet përmes të cilave ka kaluar Gruevski gjatë arratisë. Përse përgjegjësinë e kërkuat nga këto vende? Zoran Zaev: "Unë kërkova sqarim. E di se përgjegjësia para së gjithash është e jona. Unë nuk flas për kufijtë, që ka mundur që t'i kalojë me letërnjoftim, unë nuk flas se si ka hyrë nga Shqipëria në Mal të Zi dhe Serbi. Unë pyes se si ka dalë nga Serbia. Unë dua të di se si qytetari ynë e ka kaluar kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë pa pasaportë. Unë dua ta di, a ka gjasa që secili prej nesh pa pasaportë dhe vetëm me letërnjoftim të hyjë në Hungari, vend anëtar i BE-së."
DW: Sipas presidentit Serb, ka kaluar me një listë udhëtimi i ashtuquajtur Pasavan?
Zoran Zaev: "Nuk e di se si jepet kjo listë e udhëtimit, dhe kush atë mund ta japë atë. Dëshiroj t'i di këto informacione. Kërkesa e këtyre përgjigjeve është e drejtë e imja. Ndoshta do të marr përgjigje, ndoshta edhe jo. Vazhdoj të mbaj marrëdhënie miqësore, si kryeministër i një vendi i cili dëshiron të sendërtojë miqësi dhe fqinjësi të mirë, por kam të drejtë të kërkoj edhe përgjigje. Jo rastësisht kam pyetur: A ka ikur vullnetarisht ose ka qenë i kidnapuar? Kam arsye ta parashtroj këtë pyetje. Këto pyetje janë shumë të rëndësisme për të marrë përgjigje, po aq e rëndësishme është të kuptohen dhe të pranohen argumentet tona juridike dhe politike të adresuara tek Hungaria për nevojën dhe detyrimin që Gruevski të këthehet në Maqedoni, të vuajë dënimin dhe të dalë para gjyqit në proceset e tjera gjyqësore që janë hapur ndaj tij.
DW: Procesi i pajtimit në Trupin Koordinues në Parlament është në fazën fillestare. Por porosia për pajtim duhet të zgjerohet edhe në shumë pore të jetës shoqërore. A ka gjasa për çtensionim të situatës pa komunikmim të drejtpërdrejtë mes Jush dhe kryetarit të partisë më të madhe opozitare?
Zoran Zaev: "Ky është një segment nga një paketë më e zgjeruar. Nevoja për pajtim është domosdoshmëri për shkak të qëllimeve strategjike të Maqedonisë: integrimit në BE dhe NATO, por para së gjithash për ne vetë. Le të shohim a mund të bëjmë punë të mira për Maqedoninë tonë: integrim, reforma, parandalimin e krizave politike ose të dobësive në sistem. Ndër proceset në vend, këto çështje janë me prioritet të lartë. Paralelisht, ne duhet t'i japim shansin edhe pajtimit dhe ky proces duhet të zhvillohet në nivel horizontal dhe vertikal në shoqëri. Do të dëshiraj që pajtimi të arrijë edhe tek dy vëllezërit e grindur në një fshat të Strumicës të cilët i njoh. Ose në një fshat të Prilepit, ku në një familje jetojnë të ndarë politikisht anëtarët e saj. Kush e di se si është reflektimi i politikës tek qytetarët në jetën e përditshme. Me procesin e pajtimit filluam nga Kuvendi, sepse kulmi i ndasisë ndodhi më 27 prill. Shpresoj se trupi për pajtim si një trup mbipartiak, të më ftojë edhe mua, edhe ministrat edhe liderët partiak, të na japë kahje se si të veprojmë dhe si të japim rezultate konkrete. Unë e ftova liderin e opozitës që të marë pjesë në këtë proces në Kuvend, ai refuzoi. Apeli është edhe më tej aktual, që ai të marë pjesë në procesin e pajtimit."
DW: Cilat janë garancitë se në fazën përfundimtare nga procesi për ndryshimet kushtetuese do të keni dy të tretat e votave, nëse vota e 8 deputetëve të pavarur në vazhdimësi po vihet në korelacion me shqiptimin e paraburgimeve? A do të jetë ky proces peng i çështjeve që janë nën kompetenca të gjyqësisë?
Zoran Zaev: "Abslutisht jo.Shpresoj se njëri proces nuk do të ndikojë në procesin tjetër, e në veçanti të atij të gjyqësisë. Ne jemi vend i vogël dhe e kam të qartë, se gjithçka ka ndikim. Nuk ka kuptim nëse ne e përmbushim procesin e ndryshimeve kushtetuese, ndërkohë që nga ana tjetër cënojmë shtetin juridik. Atëherë ne do të marrim vlerësim negativ nga vendet anëtare të BE-së, të cilat i ndjekin me vëmendje proceset tek ne. Duhet t'i drejtojmë proceset ashtu siç është me të drejtë, me qëllim që Maqedonia të bëhet shtet i së drejtës, me media të pavarura, me administratë profesionale, me shërbime sigurie, që nuk do të bëjnë gabime siç ka ndodhur në të kaluarën, që të normalizohet shteti. Kjo do të thotë, nëse jam i pafajshëm, të di se do ta fitoj drejtësinë. Nëse i drejtohem administratës, ta di se shërbimi funksionon. Nëse ka kërcënime, ta di se shërbimet e sigurisë janë duke e kryer punën e tyre."
DW: A rrezikohet antarësimi i vendit në NATO edhe nëse përmbyllen me sukses detyrimet sipas Marrëveshjaes së Prespës edhe në Maqedoni edhe në Greqi. Cilat janë garancitë, se nuk është i mundur ndonjë bllokim për anëtarësimin nga ndonjë shtet tjeter anëtar i NATO-s, përmes mosratifikimit në parlamentet e tyre të marrëveshjes?
Zoran Zaev: "Nuk shoh ndonjë lloj obstruksioni. Shoh nevojën që t'i përfundojmë detyrimet në shtëpinë tonë. Shoh nevojën për përshpejtimin e procesit për përgatitjen tonë të sigurisë, për të cilin është duke u zhvilluar procesi i verfikimit. Kryeministri Plenkoviç tha, se dëshiron që shteti i tyre, Kroacia, të jetë ndër të parët që do ta ratifikojë marrëveshjen. Samitin e CEI-t, e shfrytëzova për të fituar një përkraje të tillë. Në këtë rrugëtim kemi përkrahjen e të gjithëve, nuk shoh asnjë arsye për të pasur frikë.