Katerina Blazevska, e lindur në vitin 1967, është gazetare me përvojë të gjatë në Maqedoninë e Veriut dhe fituese e çmimeve të shumta në fushën e gazetarisë. Ajo e nisi karrierën e saj në radio, duke vazhduar më pas në gazetat "Makedonsko Denes" dhe "Dnevnik," ku arriti të bëhet kryeredaktore. Prej shumë vitesh është korrespondente e Deutsche Welle-s në gjuhën maqedonase, ku mbulon zhvillimet më të rëndësishme në vend.