Vjosa ka lindur në Prishtinë, por gjatë luftës së Kosovës jetoi në Gjermani. Ka studiuar gazetari në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe në vitin 2019 filloi punën si gazetare për DW. Ajo raporton nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe i gjithë Ballkani për shoqërinë, ekonominë dhe politikën.
Në vitin 2021, dokumentari i saj "Të punosh sot, vetëm për nesër" u shpall nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës si “Dokumentari më i mirë i vitit”. Në vitin 2023 ajo u përfshi në një histori investigative rreth mashtrimit nga Call Center që u cilësua nga Investigative Journalism Europe si 10 historitë më të mira investigative në Evropë.