1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Nis punimet Samiti i Procesit të Berlinit

16 Tetor 2023

Liderë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, (BE) dhe ata të Ballkanit Perëndimor, (BP) nisën në Tiranë (16.10.2023) punimet e Samitit Procesit të Berlinit, 2023.

https://p.dw.com/p/4XatN
Tiranë: Pjesëmarrësit në samitin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor
Tiranë: Pjesëmarrësit në samitin e Procesit të Berlinit për Ballkanin PerëndimorFotografi: Albania Prime Minister Press Office

Samiti i Procesit të Berlinitnë serinë e nëtntë ztakimeve të tilla, është i pari që po zhvillohet në një vend jo anëtar të BE. Në të marrin pjesë zyrtarët e lartë të BE  Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian,  Charles Michel, Presidenti i Këshillit Europian,  Olaf Scholz Kancelar i Gjermanisë, vendit që inicoi nismën diplomatike të Procesit të Berlinit  për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar ritmet e procesit të integrimit europian të BP.

Flamuj kombëtarë të vendeve anëtare të BE janë vendosur në të dyja anët e bulevardit "Dëshmorët e Kombit” dhe një grup valltarësh dhe këngëtarësh popullorë mirëpritën liderët  e BE dhe të BP.

Pamje nga bulevardi i Tiranës dekoruar me flamujt e vendeve të BE-së
Pamje nga bulevardi i Tiranës dekoruar me flamujt e vendeve të BE-sëFotografi: Ani Ruci/DW

Samiti po zhvillon punimet në ish-Piramidën, siç njihej muzeu i diktatorit komunist Enver Hoxha, tanimë i shndërruar në qendrën më të madhe rajonale dixhitale dhe të informacionit.

Burime zyrtare thanë për DW, se temat kryesore të diskutimeve janë ato për integrimin e gjashtë vendeve të BP në një treg të vetëm rajonal, afrimin e ekonomive të rajonit me ato të vendeve anëtare të BE-së si edhe transformimi i gjelbër dhe dixhital.

Scholz: Tregu i përbashkët rajonal më konkret se kurrë

Për kancelarin gjerman Olaf Scholz, situata e tensionuar në Veri të Kosovës është një argument më shumë për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e konflikteve dypalëshe.

"Përshkallëzimi i tensionit mes Kosovës dhe Serbisë tregon domosdoshmërinë për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve fqinje. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që kanë vijuar shumë më gjatë, që mbajnë të gjithë në vend numëro. Sulmi në veri të Kosovës e dha këtë mesazh. Marrëveshjet e firmosura vitin e kaluar në Berlin kanë ndikim konkret tek qytetarët e BP. Tregu i përbashkët rajonal është më konkret se kurrë", theksoi në fjalën e tij kancelari german Scholz.

Charles Michel: Konfliktet dypalëshe jo peng të ardhmen

Kancelari i Gjemanisë Olaf Scholz me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Tiranë
Kancelari i Gjemanisë Olaf Scholz (majtas) me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama (djathtas) në Tiranë në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin PerëndimorFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Presidenti i Këshillit Europian solli në vëmendje në fjalën e tij në Samitin e Tiranës,  momentin e ri gjeo-strategjik për zgjerimin e BE me vendet e BP, si pasojë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

"Kjo luftë e ka përqendruar vëmendjen BE tek Ballkani Perëndimor. Së bashku duhet të jemi më të fortë, për të vendosur standarde dhe nxitur vlera të përbashkëta. BE mbështet objektivin e përbashkët të BP, rrugëtimin tuaj për integrimin, anëtarësimin në BE. Ky integrim mund të ndodhë në fusha të ndryshme, sidomos në tregun e përbashkët, për sa i takon bashëkëpunimit ekonomik", theksoi Charles Michel  në fjalë e tij në samit.

Ai tha që "nuk mund të lejojnë që konfliket dypalëshe të mbajnë peng zhvillimin e vendeve të BP, të mbajnë peng të ardhmen."

Në këtë kontekst Charles Michel u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të  bashkëpunoinë mes tyre. "Nuk duhet t'i lëmë fantazmat e së shkuarës të na vjedhin të ardhmen. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim, të gjithë e dimë që pajtimi kërkon kurajë politike dhe fokus tek e ardhmja, " theksoi presidenti i Këshillit Europian. 

Në samit merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe mugon ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. E pranishme është presidentja e Serbisë Ana Brnabiç.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij solli në vëmendje ndikimin pengues që sjellin në procesin e bashkëpunimit rajonal konfliktet dypalëshe.

"Procesi i bashkëpunimit rajonal është penguar nga ҫështje afatgjata  dypalëshe mes disa vendeve të rajonit" tha ai në fjalën e  përshëndetëse në fillim të punimeve të samitit

Kryeminitri Rama paraqiti nevojën që kanë vendet e BP për të përshpejtuar ritmet e integrimit të tyre në BE.

"Evropa po ndryshon shumë më shpejt. Ka një ndarje të dhimbshme mes vendeve anëtare dhe jo anëtarëve të BE, të jetosh pa BE nuk është e lehtë, sfida po intensifikohet krahasuar me homologët e BE. Në këtë peziazh që gjërat zhvillohen shpejt ne duhet të eksplorojmë rrugë të reja për të siguruar një ekzistencë të harmonishem të Europës dhe të merremi me këtë ndasi përpara se të dëmtojmë Europën së brendshmi", tha kryeminisri Rama.

Ursula von der Leyen: Ekonomitë e BP, shumë larg atyre të BE

Kryerja e reformave është parakushti i domosdoshëm për të patur financime nga Plani i ri i rritjes së BE për BP. Këtë mesazh përsëriti presidentja e KE, Von der Leyen në fjalën e saj në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. "Ekonomitë e BP dhe ato të BE janë shumë larg njëra-tjetrës.  Ato janë sa 35% e mesatares së BE. Duhet të çlirojmë potencialen ekonomik që ka Ballkani Perëndimor për ta sjellë më pranë mesatares të BE. Për të ecur përpara duhen reforma dhe këto reforma do të shoqërohen nga financime nga BE. Vetëm duke punuar së bashku mund ta sjellim BP në zemër të Evropës, aty ku i takon. Mos lini mundësitë, por kapeni momentin", apeloi ajo në fjalën e saj në samitin e Tiranës.

Ajo theksoi se "BE dëshëron t'u japë akses kompanive të BP në ekonominë simuluare të BE-së. Ata që janë të gatshëm të reformohen do të marrin financime nga BE. Do jetë një mundësi për ata që duan të përmirësojnë ekonominë e tyre, dyert tona janë të hapura, prandaj ne jemi këtu", theksoi ajo.

 

 

Ani Ruci Korrespondente nga Tirana