Tërmet politik - Irlanda i thotë "JO" reformimit të Evropës
13 Qershor 2008Kundërshtimi i marrëveshjes së BE-së nga rreth tre milionë zgjedhës irlandezë është një tërmet politik, pasojat e të cilit do të ndjehen gjatë. Me refuzimin e marrëveshjes së Lisbonës të arritur me vështirësi BE-së i hiqen bazat ligjore dhe kështu ai hyn në një krizë të rëndë.
Për udhëheqjen e BE-së ky është aksidenti më i madh.
Një katastrofë.
Presidenti i komisionit të BE-së Jose Barroso parashikoi fundin e unionit, në atë mënyrë siç e njohim ne atë deri tani. Pasi në vitin 2005 dështoi kushtetuta e BE-së nga kundërshtimi i francezëve dhe hollandezëve, tani goditja fatale për marrëveshjen e re të BE-së, e cila duhej ta bënte unionin e zmadhuar përsëri në gjendje të udhëhiqej. Cfarë mund të bëhet?
A u duhet marrë përgjigja seriozisht irlandezëve dhe t´u ofrohet dalja nga unioni?
Megjithëse ata për 30 vjet kanë përfituar aq shumë nga antarësia dhe nga ndihmat financiare, tani vjen kundërshtimi i prerë jashtë çdo logjike. Me të drejtë kjo shihet si mosmirënjohje. Dalja nga unioni, e cila Irlandës nuk i imponohet dot do të ishte një hap konsekuent, por deri aty nuk do të shkojnë punët.
T´ua paraqesesh edhe një herë për votim të njëjtin tekst zgjedhësve irlandezë, të cilët tani kanë nxjerrë dufin, nuk ka kuptim. Kështu u veprua në vitin 2001 me marrëveshjen e refezuar të Nicës. T´u shkruash irlandezëve disa klauzola të posaçme, nuk bën. Sepse atëherë duhej përsëritur procesi i ratifikimit në 14 shtetet, të cilat e kanë aprovuar marrëveshjen e Lisbonës. Dhe këtë nuk e do askush.
Do të ndodhë kështu, që i gjithë projekti të bllokohet, dhe pas disa vjetësh të riniset nga e para. Kriza dhe paralizimi po bëhen gjendje të përhershme në BE, i cili me këtë që ndodhi nuk do të bëjë figurë të mirë në parketin global. Në zgjedhjet e ardhshme për parlamentin evropian do të arrijnë ndoshta të zgjidhen edhe më shumë kundërshtarë të BE-së.
Konsekuenca të hidhura kundërshtimi nga Irlanda sjell për Kroacinë, shtetet e tjera të Ballkanit dhe për Turqinë, të cilët duan të bëhen të gjithë anëtarë. Pranime të reja në bazë të marrëveshjes ende në fuqi të Nicës nuk do të ketë. Si mund të vazhdojë presioni në vendet e sapopranuara për të bërë reforma? Drama për ratifikimin e marrëveshjes së Lisbonës tregon, se me 27 shtetet, që kanë të gjitha të drejtë vetoje dhe rreth 500 Millionë qytetarë dhe qytetare, të cilët mund të dominohen nga minoritetet e vogla, e ka cuar BE-në në skaj të mundësive të veprimit
Me gjithë krizën e rëndë BE nuk duhet të shpërbëhet
Ky projekt ekonomik, integrues dhe paqesor i vetmi në botë nuk duhet të dështojë, sepse qytetarët e tij pak nga pak nuk kanë më interes për të.