1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irlanda konfuze për marrëveshjen bazë të BE-së

Ralf Borchardt9 Qershor 2008

Kur irlandezët do të votojnë të enjten për marrëveshjen bazë të BE, atëherë ata do të vendosin edhe për dështimin apo suksesin e të gjithë këtij projekti të BE. Sondazhet e fundit nuk janë optimiste.

https://p.dw.com/p/EGEB
Fotografi: Toms Grinbergs

Pasdite vonë në qendrën e Dublinit. Në çdo shtyllë dritash varen pllakate për temën e marrëveshjes së BE. Në shumicën e tyre pikturohet një kërcënim i errët. "Lisbona do t'ju kushtojë diçka, më shumë taksa, më pak ndikim", thuhet aty. Ose: "Ne duam një Evropë të qytetarëve, jo të përfitimeve dhe të luftës." Nën të me gërma të mëdha: "Vote No", "Voto me jo". Vërtet që thuajse të gjitha partitë politike në vend bëjnë propagandë që të votohet me Po. Por shumica e irlandezëve e ndiejnë veten të keqinformuar për Marrëveshjen e Lisbonës:

"S'e kam idenë për se bëhet fjalë." thotë kjo kalimtare. Ndërsa një tjetër:"Po të zhvillohej një referendum për një temë me fronte të qarta, e zezë ose e bardhë, do të kishte qenë punë e thjeshtë. Por kjo temë as që është diskutuar tamam. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të thotë Po dhe çfarë do të thotë Jo."

Argumentat e kundërshtarëve të marrëveshjes

O'Connell Brücke Brücke in Dublin
DubliniFotografi: dpa

Pak minuta pas orës tetë të mbrëmjes në qendrën e lagjes së Ranelaf (Ranelagh). Këtu flet ai person, i cili ka shpenzuar më shumë para për fushatën e "jo"-së: biznesmeni irlandez Deklan Ganli: "Marrëveshja e Lisbonës nuk është vetëm një dokument jodemokratik, ajo është një dokument antidemokratik. Ajo vazhdon të jetë Kushtetuta e BE. Në 96% të saj është i njëjti dokument, për të cilin votuan me "jo" francezët dhe hollandezët në referendumet e tyre. Eshtë arrogante prej kësaj elite në Bruksel, që i bëjnë të votojnë katër milionë irlandezë për diçka, të cilën e kanë refuzuar francezët dhe hollandezët. Brukseli nuk e ka kuptuar mesazhin, se Evropa duhet t'u afrohet edhe më qytetarëve."

Koalicioni laraman i kundërshtarëve të Lisbonës shtrihet që nga katolikët superkonservatorë, të cilët druhen për dobësimin e ligjeve irlandeze të abortit, deri te grupet e pacifistëve, të cilët merakosen për neutralitetin tradicional ushtarak të Irlandës. Dhe fshatarët e Irlandës druhen se BE do t'i sakrifikojë interesat e tyre në raundin aktual të negociatave të OBT-së. Shumica e irlandezëve në parim janë për BE. Por shumë kanë ndiesinë, se njëherë për njëherë është i mjaftueshëm zgjerimi i kompetencave gjithëevropiane.