Suedia e Danimarka i bashkohen nismës gjermane "Sky Shield"
17 Shkurt 2023Nën ndikimin e sulmit rus ndaj Ukrainës, në mes të tetorit 15 shtete nënshkruan një deklaratë qëllimi për një iniciativë të përbashkët të mbrojtjes ajrore, të quajtur Iniciativa Evropiane e Mburojës së Qiellit ("Sky Shield Initiative). Numri i pjesëmarrësve tani do të rritet: Suedia dhe Danimarka po i bashkohen iniciativës gjermane.
Suedia dhe Danimarka i bashkohen nismës gjermane për një mbrojtje ajrore të përbashkët evropiane. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) njoftoi të mërkurën, në kuadër të një takimi me homologët e tij të NATO-s në Bruksel, për nënshkrimin e një deklarate mbi këtë temë me Danimarkën, një vend anëtar i NATO-s, dheSuedinë, një vend kandidat për anëtarësim. Ky është një "hap i rëndësishëm drejt më sigurisë më të madhe kolektive”, theksoi Pistorius.
Më shumë anëtarë do të thotë më shumë siguri dhe më pak kosto për secilin prej vendeve anëtare”, shtoi politikani gjerman. Numri i pjesëmarrësve të kësaj iniciative tani është rritur në 17, duke përfshirë gjysmën e 30 vendeve të NATO-s, si dhe Finlandën dhe Suedinë, kandidate për anëtarësim.
Qëllimi i mburojësështë të mbushë boshllëqet në mbrojtjen ajrore. Mburoja e propozuar nga Gjermania do të integrojë sisteme të ndryshme të përshtatshme për mbrojtje kundër raketave me rreze të mesme dhe të gjatë ose dronëve të armatosur - gjithashtu për të mbrojtur kundër sulmeve të mundshme nga Rusia.
Polonia ende nuk merr pjesë
Polonia ende nuk merr pjesë në këtë iniciativë. Megjithatë, Pistorius tha se ishte në diskutime me Varshavën dhe të tjerët. I pyetur për një pranim polak në mburojën raketore, ai tha: "E përfytyroj që kjo të ndodhë së shpejti, por kjo mbetet për t'u parë."
Në fund të gushtit të vitit të kaluar, kancelari gjerman Olaf Scholz (SPD) e quajti një mbrojtje të përbashkët ajrore një "fitim sigurie për të gjithë Evropën". Përveç kësaj, kjo "është më e lirë dhe më efektive sesa nëse secili prej nesh do të krijonte mbrojtjen vetjake ajrore, e shtrenjtë dhe shumë komplekse", theksoi ai në fjalimin e tij për Evropën në Universitetin Charles të Pragës.
aud (afp, spie, stern)