1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

SHBA-Izrael planifikojnë bisedime për ofensivën në Rafah

31 Mars 2024

Pas anulimit të vizitës nga kryeministri Netanjahu tani një delegacion izraelit pritet të shkojë në Uashington për të diskutuar në lidhje me ofensivën e Izraelit në Rafah. SHBA-ja e kundërshton ofensivën e Izraelit.

https://p.dw.com/p/4eGlf
Takim mes Joe Biden dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, Biden i vendos dorën në sup Netanjahut, 18 tetor 2023
Takim mes Joe Biden dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, 18 tetor 2023Fotografi: Avi Ohayon/dpa/GPO/picture alliance

Përfaqësues të SHBA dhe Izraelit takohen me gjasë të hënën në Uashington për të zhvilluar bisedime në lidhje me ofensivën tokësore që ka planifikuar Izraeli në Rafah, Rripin e Gazës. Delegacioni izraelit do të duhej të udhëtonte një javë më parë në Uashington për të dëgjuar shqetësimet e SHBA dhe alternativat lidhur me ofensivën. Por kreu i qeverisë izraelite, Benjamin Netanjahu e anuloi udhëtimin pasi Këshilli i Sigurimit të OKB-së, pa kundërshtimin e SHBA-së miratoi një rezolutë me kërkesën për një armëpushim të menjëhershëm.

Izraeli ka propozuar shtyrjen e bisedimeve për të hënën (01.04.) ka njoftuar televizioni CNN duke cituar funksionarë të lartë amerikanë. Përcaktimi i datës së takimit është vështirësuar nga një ligj i ri që qeveria izraelite do duhet të përpunojë deri të dielën, në të cilin bëhet fjalë për detyrimin e rekrutimit të burrave besimtarë hebrenj, ultraortodoks, shkruan agjencia e lajmeve, dpa. Këta prej kohësh janë të liruar nga detyrimi për rekrutimin ushtarak. Prandaj është ende e paqartë, nëse delegacioni izraelit do mund të udhëtojë të hënën në Uashington, bëri të ditur CNN.

SHBA e sheh me sy kritik ofensivën e planifikuar të Izraelit, pasu shumë refugjatë palestinezë ndodhen në Rafah - palestinezë duke mbushur bidona me ujë
SHBA e sheh me sy kritik ofensivën e planifikuar të Izraelit, pasu shumë refugjatë palestinezë ndodhen në RafahFotografi: Abed Rahim Khatib/Anadolu/picture alliance

Qeveria izraelite nën presion

Megjithë kritikat për ofensivën e Izraelit në Rafah, sipas të dhënave nga qarqe të brendshme amerikane, SHBA ka vendosur t'i japë Izraelit furnizime miliardash në armatim. Paketa e re ushtarake amerikane përmban avionë luftarakë dhe më shumë se 2300 bomba, shkruan portali gjerman i lajmeve të ARD-së, tagesschau. Mbi këtë miratim armatimesh kishte raportuar më parë "Uashington Post", por zyra e presidentit Biden nuk dha asnjë prononcim.

Qeveria e Izraelit ndodhet në presion për shkak të luftës në Gaza t'i japë fund çlirimit nga detyrimi i rekrutimit ushtarak për komunitetin ultraortodoks hebraik. Ligji që lejon këtë skadoi në fundin e vitit të kaluar. Që atëherë ka një rregullore të përkohshme, që është në fuqi deri të dielën. Qeveria e Izraelit, ku marrin pjesë edhe parti ultrabesimtare, po punon për një ligj të ri me masa të posaçme. Netanjahu ka kërkuar në Gjykatën e Lartë një zgjatje të afatit për përpunimin e ligjit.

 

la/ag