1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëTerritoret e Pushtuara Palestineze

Shtohen paralajmërimet për zinë e urisë në Rripin e Gazës

20 Mars 2024

E gjithë popullsia e Gazës gjendet "në gjendje të rëndë pasigurie akute për ushqime". Mungesa e ushqimit do të ketë sipas ekspertëve pasoja afatgjata për popullsinë palestineze.

https://p.dw.com/p/4duvb
E gjithë popullsia e Gazës është në rrezik nga mungesa e ushqimit dhe uria.
E gjithë popullsia e Gazës është në rrezik nga mungesa e ushqimit dhe uria.Fotografi: Mohammed Salem/REUTERS

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken, tha se 100% e popullsisë së Gazës është në rrezik nga mungesa e ushqimit. Blinken njoftoi gjithashtu se do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Egjiptin për të diskutuar lidhur me dërgimin e ndihmave dhe një armëpushim të mundshëm.

Ndërsa zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se kufizimet e palës izraelite për ndihmat mund të konsiderohen si përdorim i urisë si "armë lufte".

Zia e bukës në Gazë do të ketë efekte afatgjata, veçanërisht te fëmijët
Zia e bukës në Gazë do të ketë efekte afatgjata, veçanërisht te fëmijëtFotografi: Mohammed Salem/REUTERS

Sipas Martin Frick, drejtor i zyrës së Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) në Gjermani, mungesa e ushqimit do të ketë pasoja afatgjata për popullsinë palestineze.

"Njerëzit kanë provuar gjithçka për të mbijetuar dhe tani janë të rraskapitur nga gjithçka që kanë provuar ," tha Frick, duke shtuar se për të mbijetuar njerëzit kishin ngrënë ushqim për kafshët dhe bar.

Efekte afatgjata veçanërisht te fëmijët

Frick paralajmëroi se nëse nuk bëhet asgjë, "do të shohim më shumë vetë, sidomos fëmijë, që vdesin nga uria në Gazë". Ai shpjegoi se zia e bukës në Gazë do të ketë efekte afatgjata, veçanërisht te fëmijët. "Një fëmijë që nuk merr ushqim të mjaftueshëm në fazën kritike të rritjes rrezikon të jetë i paaftë për gjithë jetën," tha ai duke shtuar se një në tre fëmijë në Gazë është tani i kequshqyer në formë akute.

Martin Frick, drejtor i zyrës së Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP)
Martin Frick, drejtor i zyrës së Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) Fotografi: DW

Frick tha se kequshqyerja në Gazë nuk është për shkak të mungesës së ndihmave, por mungesës së aksesit. Ai tha se më shumë se 1.000 kamionë janë në gatishmëri, por grupet e ndihmës kërkojnë "më shumë pika aksesi në mënyrë që kamionët të transportojnë ushqimet që nevojitet aq urgjentisht tani në Gazë".n

Efektet më të këqija të një zie të mundshme urie mund të shmangen vetëm nëse kamionët "mund të kalojnë shumë më shpejt pikat kufitare me një sasi shumë më të madhe ushqimesh përfshirë edhe pikat e kalimit kufitar në veri, të cilat janë ende të padisponueshme për transportet humanitare".