1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rama në Podgoricë: Ballkani i Hapur e ka përmbushur qëllimin

8 Korrik 2023

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha gjatë qëndrimit në Mal të Zi se vendet e rajonit të Ballkanit duhet t'i përkushtohen procesit të Berlinit.

https://p.dw.com/p/4TcGd
Podgoricë: Edi Rami dhe Dritan Abazoviq
Podgoricë: Edi Rami dhe Dritan AbazoviqFotografi: Presidential Office Montenegro

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama qëndroi në Podgoricë në kuadër të turit ballkanik, si përgatitje për takimin në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në vjeshtë në Tiranë.

Në kryeqytetin e Malit të Zi Podgoricë ai u prit nga kryeministri, Dritan Abazoviq, me të cilin fillimisht pati një takim me dyer të mbyllura. Sipas kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama "Heroizmat i përkasin të kaluarës”. Ne nuk kemi nevojë për heronj të rinj në rajonin tonë, u shpreh Rama, duke shtuar se "kemi nevojë për modele të reja, të cilat frymëzojnë se si të jemi më inovativë, më kreativë, më efikasë, se si t'i bëjmë ekonomitë tona më të forta, se si të stimulojmë zhvillimin, se si të rrisim aftësitë e njerëzve tanë, për të përballuar një botë që bëhet gjithmonë më e vështirë dhe më komplekse”.

Abazoviq: Të përqendrohmi tek e ardhmja, jo te e kaluara

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se qëllimi është që të angazhohemi së bashku për shtensionimin e situatës në tërësi në rajon. "Qëndrimi i Malit të Zi është shumë e qartë: ne jemi të interesuar vetëm për bashkëpunim më të lartë dhe duam që kjo të jetë një rrugë që do ta marrin edhe fqinjët tanë”, tha Dritan Abazoviq gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Abazoviqi ka shtuar se qëllimi i përbashkët i Podgoricës dhe Tiranës është që të ulen tensionet në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Abazoviq po ashtu tha se Ballkani Perëndimor duhet të "përqendrohet tek e ardhmja, e jo te e kaluara”. Të gjitha çështjet e hapura në rajon duhet të mbyllen sa më shpejt, në mënyrë që shtetet e Ballkanit Perëndimor të përqendrohen në rrugën e përbashkët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Rama në takim me Presidentin e Malit të Zi Jakov Millatoviq
Rama në takim me Presidentin e Malit të Zi Jakov MillatoviqFotografi: Presidential Office Montenegro

Rama u takua edhe me Presidentin e Malit të Zi Jakov Millatoviq, i cili tha se bashkëpunimi i fqinjësisë së mirë është një nga prioritet e politikës së jashtme të Malit të Zi.

Takimi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ishte rast i mire për të folur për forcimin e bashkëpunimit të Malit të Zi dhe Shqipërisë, në prag të Samitit të Procesit të Berlinitqë do të mbahet në Tiranë dhe Samitit të Natos i cili do të mbahet në Vilnë të Lituanisë, tha Millatoviq. "Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë shembull i shkëlqyer për vendet e rajonit” - tha Presidenti i Malit të Zi.

Vera Katana Korrespondente nga Ulqini