1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prodhuesi i automobilëve elektrike BYD me fabrikë në Hungari

23 Dhjetor 2023

BYD Europe e përshkroi fabrikën si "një hap të rëndësishëm drejt lëvizshmërisë së gjelbër në Evropë". BYD ishte lider në shitjet globale të automjeteve të kombinuara elektrike dhe hibride në 2022.

https://p.dw.com/p/4aVRs
Automesse IAA · Eröffnung
Fotografi: Leonhard Simon/REUTERS

Prodhuesi kryesor kinez i automobilëve elektrike BYD njoftoi të premten se planifikon të ndërtojë një fabrikë automobilësh elektrikë në Hungari, në një përpjekje për t'u zgjeruar në të gjithë Evropën, pavarësisht hetimit për subvencionet e teknologjisë kineze. Kina, tregu kryesor i rritjes për prodhuesit perëndimorë në vitet e fundit, po kërkon të ndryshojë këtë marrëdhënie mes elektrifikimit.

BYD Europe njoftoi plane për të ndërtuar një fabrikë në qytetin jugor hungarez të Szeged-it. Ai tha se kjo do të shënonte "një hap të rëndësishëm drejt lëvizshmërisë së gjelbër në Evropë". "Këto objekte moderne demonstrojnë përkushtimin e BYD për zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekonomitë lokale."

Kjo ndodh në një kohë kur sektori i sapokrijuar i automobilëve elektrike në Kinë po përballet me një kontroll në rritje nga BE. BE njoftoi një hetim për subvencionet e Pekinit, nga të cilat kompanitë kanë përfituar për dekada. Komisioni Evropian thotë se këto subvencione paraqesin rrezik për konkurrencë të pandershme.

Hungaria e festoi lajmin e BYD. Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto tha se do të sjellë "mijëra vende të reja pune dhe teknologjinë më të fundit në industrinë e së ardhmes" në vend.

BYD ne IAA 2023
Fotografi: Uwe Lein/picture alliance/dpa

Pritet të krijohen mijëra vende pune në Hungari

Fabrika e planifikuar do të jetë fabrika e parë e madhe e prodhimit të automjeteve elektrike nga një prodhues kineznë Evropë.

BYD tha se shpreson që me krijimin e uzinës së re të "përshpejtojë hyrjen e automjeteve të reja të pasagjerëve, të energjisë së re, në tregun evropian, të thellojë më tej shpërndarjen globale [të kompanisë] dhe të nxisë në mënyrë aktive transformimin e gjelbër të strukturës globale të energjisë." Mijëra vende pune pritet të krijohen edhe në Hungari.

Projekti "do të jetë një nga investimet më të mëdha në historinë ekonomike hungareze”, deklaroi ministri i Jashtëm Szijjarto, duke shtuar se qeveria do të ofrojë stimuj financiarë për BYD-në për ndërtimin e uzinës.

Ndërtimi i fabrikës "do të forcojë më tej pozitën e ekonomisë hungareze, do të forcojë më tej themelet e rritjes ekonomike afatgjatë dhe do të forcojë më tej pozicionin e Hungarisë në tranzicionin global të automobilëve elektrike," shtoi ai. Hungaria po përpiqet të pozicionohet si një qendër botërore për prodhimin e automjeteve elektrike.

BYD  Pudong International Automotive Exhibition
Automjeti BYD PudongFotografi: Dycj/HPIC/dpa/picture alliance

Përpjekje për shtrirje në Evropë

BYD e shpalli veten "lider botëror në prodhimin e automjeteve me energji të reja dhe baterive elektrike", pasi u bë prodhuesi i parë global që kapërceu 5 milionë automjete elektrike të prodhuara në fillim të vitit. Vitin e kaluar BYD u bë gjithashtu prodhuesi i parë i automjeteve që njoftoi një ndërprerje të plotë të prodhimit të automjeteve me benzinë ose naftë.

Sipas një studimi të bazës së të dhënave EV Volumes, pjesa e BYD në tregun global do të jetë rreth 18%, përsa u përket të gjitha automjeteve elektrike ose hibride të shitura në vitin 2022, krahasuar me 13% për gjigantin amerikan Tesla.

Megjithatë, Tesla vazhdon të shesë më shumë automjete plotësisht elektrike, pa një komponent hibrid. Dhe BYD mbetet pothuajse tërësisht i varur nga tregu vetjak i madh vendas, kurse shitjet jashtë shtetit përbëjnë vetëm rreth 10% të totalit.

Edhe pse anëtare e BE, Hungaria u ofron kompanive aziatike ulje fitimprurëse tatimore dhe subvencione për infrastrukturën dhe krijimin e vendeve të punës, si pjesë e politikës së saj "shiko nga lindja".

aud (AFP, AP)