1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

290911 EU Osteuropa

30 Shtator 2011

Me një darkë të përbashkët filloi të enjten në mbrëmje (29.9.) në Varshavë samiti i Evropës Lindore. Në qendër të takimit dyditor është bashkëpunimi ekonomik dhe politik i BE me vendet e Partneritet Lindor.

https://p.dw.com/p/12jKu
Partneriteti i BE me vendet e Lindjes
Partneriteti i BE me vendet e Lindjes

Ky është samiti i dytë i BE dhe gjashtë ish republikave sovjetike Armenisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Moldavisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë. I pari u zhvillua në vitin 2009 në Pragë nën presidencën çeke të rradhës. Ashtu si çekët edhe polakët duan ta thellojnë partneritetin me Lindjen, edhe për arsye se kanë kufij të përbashkët me disa vende. Përfaqësuesja e BE për politikën e Jashtme, Catherine Ashton, theksoi të martën (27.9.) edhe një herë në parlamentin evropian se BE është shumë i interesuar për zhvillimin e fqinjësisë me lindjen: "Miqtë tanë lindorë kanë ndryshuar shumë në 20 vitet e fundit. Por për ne mbetet shumë me rëndësi, që të ndihmojmë, që të realizojnë procesin e tranzicionit në demokraci dhe ekonominë e tregut. Ky proces nuk është natyrisht vetëm në interesin e tyre, por siç mendojmë ne, edhe në interesin tonë, sepse ai rrit sigurinë dhe mirëqenien tonë."

Situata në Ukrainë shqetësuese

Udhëheqësja e opozitës Julia Timoshenko para gjyqit në Kiev
Udhëheqësja e opozitës Julia Timoshenko para gjyqit në KievFotografi: dapd

Si shumë shqetësuese deputetët vlerësojnë në moment situatën në Ukrainë dhe këtu në rradhë të parë procesin kundër ish kryeministres Julia Timoschenko për shkak të shpërdorimit të detyrës. Shumë e konsiderojnë procesin politik. Në këtë moment BE zhvillon negociata me Ukrainën për një marrëveshje asociimi. Eurodeputeti gjerman Elmar Brok kërkon konsekuenca: "Unë besoj se këtu duhen bërë përparime. Ne duam të arrijmë një marrëveshje asociimi, një free trade area (zonë te tregtisë së lirë), por duhet të jetë e qartë se edhe një vend tjetër, që do të ketë një perspektivë evropiane, duhet t'u përmbahet se paku minimalisht rregullave të demokracisë dhe shtetit juridik."

Dhe këtë vlerësim kanë të gjitha partitë, siç tregon deklarata e socialistit austriak Hannes Swoboda: "Sido që të jetë situata ligjore, nuk është e pranueshme, që synimet politike të arrihen me procese. Ne duam që Ukrainën ta kemi sa më pranë BE, por ne duam një Ukrainë demokratike, një Ukrainë, që i ndjek qëllimet politike politikisht dhe unë shpresoj se Ukraina këtë e kupton dhe personat, që mbajnë përgjegjësi atje, mund të ndjekin këtë rrugë."

Çfarë pasojash do të kishte për afrimin e Ukrainës me BE, sikur Timoshenko të dënohej, është akoma e paqartë. Qëndrimi i kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE ndaj presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç, në samit mund të japë sinjale në lidhje me këtë.

Vendi përfaqësohet vetëm përmes një ambasadori në Varshavë, një sinjal i qartë i marrëdhënieve të akullta. Presidenti Alexander Lukaschenko e ka të ndaluar tëä vijë. Ashton e përkufizon kështu qëndrimin e BE-së: "Ndaj shtypjes së hapur të të drejtave demokratike dhe të atyre të njeriut në Bjellorusi në zgjedhjet presidenciale dhjetorin e kaluar dhe më vonë kemi reaguar fare qartë. Ne kemi vendosur sanksione kundër regjimit dhe kemi kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe rehabilitimin e të gjithë të burgosurve politikë. Njëkohësisht kemi forcuar mbështetjen tonë për shoqërinë civile bjelloruse."

Në kuadër të samitit shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish takohen me përfaëqsues të opozitës bjelloruse.

Problemi për BE është se për momentin nuk vihen re përparime në partneritetin me vendet lindore, ndoshta sepse në muajt e fundit që prej rebelimeve në vendet arabe vemendja ka kaluar në zonën e Mesdheut. Eurodeputeti hollandez Gerben-Jan Gerbrandy kërkon shtimin e vemendjes për lindjen: "Prandaj i kërkova zonjës Ashton dhe komisarit (për zgjerimin) Fyle dhe të gjitha shteteve anëtare më shumë angazhim, për të thelluar me të vertetë dialogun politik. BE nuk duhet të sillet këtu si mësuesi i vallëzimit, por si partner fleksibël, i arsyeshëm dhe i përgjegjshëm."

Autor: Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktoi: Angjelina Verbica

 

 

Protestë kundër rënies së nivelit të jetesës në Minsk
Protestë kundër rënies së nivelit të jetesës në MinskFotografi: DW

Pa perspektivë i sheh BE raportet politike në Bjellorusi