1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëRepublika e Moldavisë

Zgjedhjet në Moldavi: "Fitore e drejtë, betejë e padrejtë"

22 Tetor 2024

Në Republikën e Moldavisë presidentja aktuale Maia Sandu fitoi raundin e parë të zgjedhjeve. Në referendum me një shumicë të ngushtë u votua për përspektivën e vendit në BE. Ka shenja për manipulim masiv të votave.

https://p.dw.com/p/4m4TW
Presidentja moldave Maia Sandu duke hedhur votën nëkutinë e votimit.
Presidentja moldave Maia Sandu pavarësisht fitores duhet të përballet sërish pas 14 ditësh në balotazh (3.11.2024)Fotografi: Elena Covalenco/DW

Pranverën e vitit 1992 Republika e Moldavisë ishte viktima e parë e agresionit rus, vetëm pak muaj pas fundit të Bashkiit Sovjetik. Mijëra ushtarë të Ushtrisë së 14 Ruse të dislokuar asokohe si dhe njësitë vullnetare ruse ndihmuan separaistët besnikë ndaj Moskës në Transnistri që të shkëpusnin këtë pjesë në lindje të Republikës së Moldavisë. – një model ky që më vonë u përdor edhe në Gjeorgji e në mënyrë të ngjashme edhe në Ukrainë.

Pjesë të ushtrisë së dikurshme 14 edhe sot janë të dislokuara në Transnistri – megjithëse Rusia prej më shumë se 20 vjetësh është zotuar me shkrim, se do të tërheqë trupat. Por Republika e Moldavisë është sot një tjetër territor prove për luftën hibride ruse, përmes së cilës destabilizohen shoqëri e vende të tëra. Asnjë vend tjetër në Europë nuk konfrontohet në masë kaq të madhe me propagandën dhe fushatën desinformuese ruse sa Republika e Moldavisë.

Njerëz në një turmë, mes tyre dy të mbështjellë me një flamur të BE-së dhe një flamur të Moldavisë.
Demonstrues pro-evropianë më 20.10.2024 në mbrëmje në kryeqytetin moldav KishinauFotografi: Nieweler/Fotostand/IMAGO

Kjo u pa edhe në fushatat gjatë javëve e muajve të shkuar për zgjedhjet presidneciale dhe referendumin për BE-nëkëtë vend. Edhe zgjedhjet e së dielës (20.10.2024) e treguan këtë. Ndonëse presidentja aktuale Maia Sandu pas raundit të parë kryeson me rreth 42 përqind të votave, një shumicë me diferencë të ngushtë, 50,4 përqind u shprehën, që të ankorohet në kushtetutë objektivi për inegrimin e vendit në BE.

Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në reagimin e tij pas zgjedhejve u shpreh në platformën X, se është i gëzuar dhe uroi Moldavinë për "një sinjal, që thekson angazhimin e saj për Europën".

Nga ana tjetër një pjesë e konsiderueshme e elektoratit moldav janë shprehur për kandidatin pro-rus dhe kundër perspektivës së vendit në BE, ndonëse Republika e Moldavisë ekonomikisht prej kohësh është e lidhur ngushtë me BE-në dhe Brukseli e mbështet masivisht këtë vend.

Politkani Alexandr Alexandr Stoianoglo në fotografi me familjen e tij.
Alexandr Alexandr Stoianoglo (në fotografi me familjen e tij) do të përballet në balotazh me presdienten aktuale Maia Sandu.Fotografi: Vladislav Culiomza/REUTERS

Gagauzianët në masë kundër BE-së

Ish-prokurori i përgjithshëm nga radhët e socialistëve pro-rusë Alexandr Stoianoglo, që më 2021 u desh të largohej nga posti për shkak të akuzave për korrupsion, mori 26 përqind të votave. Biznesmeni moldavo-rus Renato Usatii mori 14 përqind, kandidatë të tjerë pak a shumë pro-rusë ndër ta edhe ish-guvernatorja e rajonit autonom Gagauzia, Irina Vlah, bashkarisht arritën të marrin gati dhjetë përqind të votave.

Në referendumin e BE-së një pjesë e elektoratit, kryesisht në veri dhe në jug të Republikës së Moldavisë, votuan masivisht kundër perspektivës së vendit në BE. Në rajonin autonom në jug të Moldavisë, Gagauzia, një popullsi turke, pjesëtarët e së cilës i përkasin besimit krsitian-ortodoks janë pothuajse të gjithë rusisht folës, rreth 95 perqind e tyre janë kundër integrimit në BE. E kjo pavarësisht, se BE-ja këtu mbështet zhvillimin ekonomik me një sërë projektesh.

Ilan Shor, biznesmeni moldavo-izraelit, i ulur në tavoinën e punës në zyrë
Ilan Shor është personi që ka luajtur fijet në prapaskenë për të ashtuquajturën "vjedhja miliardëshe", ku mes viteve 2012 dhe 2014 u zhdukën në firma offshore rreth një miliardë euro nga bankat moldave të kamufluara si krediFotografi: Maksim Blinov/SNA/IMAGO

"Një sulm i paparë ndonjëherë"

Pjesëmarrja në zgjedhje me rreth 51,5 përqind ishte një rekord pë raportet moldave, gjë që ka të bëjë me një mobilizim të lartë si të zgjedhësve pro-europianë ashtu edhe edhe atyre pro-rusë. Vendimtare për pjesën pro-europiane të elektoratit ishte në radhëtë parë vita e zgjedhësve në diasporë në vendet e BE-së – moldavët "europianë" bënë që në fund të krijohej një mazhorancë me diferencë të ngushtë ne referendum. Por edhe në Transnistrinë separatiste, ku nuk u ndaluan zgjedhjet, votuan 37 përqind e fare pak pjesëmarrësve në zgjedhje për integrimin në BE.

Presidentja moldave Maia Sandu pavarësisht fitores duhet të përballet sërish pas 14 ditësh në balotazh (3.11.2024). Pas votimeve të së dielës ajo doli me një deklaratë përpara medias, ku me një mimikë të ngrirë në fytyre tha, se ka të dhëna që "grupime kriminale" janë përpjekur te blejnë "300.000 vota". Ajo foli për një "sulm të paparë ndonjëherë ndaj lirisë dhe demokracisë në vendin tonë" dhe "përmasa të pashembullta të mashtrimit elektoral".

Cilët janë "banditët"?

Të hënën pasdite (21.10.2024) Maia Sandu përsëriti deklaratat e sa të forta të natës pas zgjedhjeve, megjithatë dukshëm e lehtësuar për rezultatin e ngushtë të referendumit në favor të rrugës pro BE-së. "Ne kemi fituar me të drejtë në një luftë të padrejtë", tha Maia Sandu, "sepse ka pasur një sulm ndaj përpjekjeve të vendit tonë, për ta zgjedhur të lirë rrugën tonë." Sandu tërhoqi vëmendjen, se përpjekejt për influencim dhe desinformim në këto përmasa mund të jenë një model i veorimit edhe në vende të tjera europiane. Ajo u shmang që të përmendë direkt Rusinë, duke folur për "banditë".

Me "banditë" dhe "grupime kriminale" në radhë të parë nënkuptohen rrjetet përreth biznesmenit moldavo-izraelit Ilan Shor dhe biznesmenit moldavo-rus Veaceslav Platon.

Shor është personi që ka luajtur fijet në prapaskenë për të ashtuquajturën "vjedhja miliardëshe", ku mes viteve 2012 dhe 2014 u zhdukën në firma offshore rreth një miliardë euro nga bankat moldave të kamufluara si kredi. Platon është një ndër figurat qendrore të së ashtuquajturës "Russian Laundromat", një mekanizëm për pastrimin e parasë, me të cilin janë transferuar dhe pastruar duzina miliarda dollarë amerikanë nga Rusia përmes bankave moldave në bankat perëndimore.

Moldavi: Frika nga një luftë tjetër në Transnistri

Transferta ilegale

Shor është dënuar me 15 vjet burg për "vjedhjen miliardëshe". Më 2019 ai u arratis nga vendi fillimisht për disa vjet në Izrael, e më pas në Rusi. Ai ndodhet në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së dhe kërkohet me aurdhër-arrest nga Interpol. Rusia e refuzon ekstradimin e tij në Republikën e Moldavisë. Platon po ashtu është dënuar në oldavi, por procesi i tij më vonë u anulua. Më 2020 ai u arratis në Londër. Në Rusi ai po ashtu është dënuar në mungesë me 20 vjet burg.

Tabelë me postera të ndryshëm zgjedhorë në Moldavi
​​​​​​Postera zgjedhorë në MoldaviFotografi: Alexandr Burakov/DW

Veaceslav Platon, por në radhë të parë Ilan Shor prej vitesh kanë transferuar ilegalisht shuma të mëdha parash në Republikën e Moldavisë. Shor në këtëmënyrë ka financiar partitë pro-ruse, fushatat desinformuese kundër BE-së si dhe blerjene votave. Një reportere e gazetës moldave Ziarul de Garda para disa muajsh ia doli, që futet e padiktuar në rrjetin e Shor-it dhe të zbulojë, se si shtetasit moldavë janë paguar për pjesëmarrje në demonstrata ose janë paguar në zgjedhje, për ta ndër të tjera hapen llogari banakre në Rusi, e pagesat realizohen me karta banakre ruse.

Autoritetet moldave në fillim të tetorit zbuluan një rrjet, përmes të cilit janë blerë deri në 130.000 vota të shtetasve moldavë. Por ashtu hetuesit moldavë kanë zbuluar një rrjet të shtetasve rusë dhe moldavë me dhjetra pjestarë, që janë stërvitur enkas, për të kryer sulme dhe trazira të dhunshme në zgjedhje dhe në evente publike.

Për Republikën e Moldavisë dy javët e ardhëshme deri në balotazh do të jenë sërish një fazë konfrontimesh. Rivalët e Maia Sandut, ndër ta Alexandr Stoianoglo dhe Renato Usatii, në deklaratat e tyre në dy gjuhë rumanisht dhe rusisht janë treguar të rezervuar dhe kanë falenderuar elektoratin. Alexandr Alexandr Stoianoglo do të përballet në balotazh me presdienten aktuale Maia Sandu.

Ky artikull u publikua fillimisht në gjermanisht.

Keno Verseck, flokë të shkurtra, të kuqërreme, me kaçurela, pas syzeve me skelet të hollë një shikim i buzëqeshur drejt objektivit të kamerës.
Keno Verseck Redaktor, autor dhe reporter