1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

CSD Berlin: Jo parakalim, por protestë

22 Korrik 2023

Në Berlin, një nga demonstratat dhe festimet më të mëdha të krenarisë LGBTQ+ në Gjermani, Dita e Rrugës Christopher të Berlinit (CSD), ka mbledhur gjysmë milioni pjesëmarrës këtë vit.

https://p.dw.com/p/4UGCv
CSD Berlin 2023; Në një shirit ngjyrë rozë që kanë shpalosur pjesëmarrësit në CSD Berlin 2023 shkruhet: Ne këtu nuk jemi për qejf. Pas tyre një grup parakaluesish kanë shpalosur flamurin me shkronjat e ylberit, që është flamuri i komunistetit LGBTQIA+
CSD 2023: Organizatorët e Ditës së Rrugës Kristofer (Christofer Street Day), shkurt: CSD, e kanë bërë të qartë se e shohin aktivitetin e tyre një “demonstrim, e jo paradë”. Në një shirit që kanë shpalosur pjesëmarrësit në CSD Berlin 2023 shkruhet: Ne këtu nuk jemi për qejf. Fotografi: ANNEGRET HILSE/REUTERS

Organizatorët e Ditës së Rrugës Kristofer (Christofer Street Day), shkurt: CSD, e kanë bërë të qartë se e shohin aktivitetin e tyre një “demonstrim, e jo paradë”. Kjo pasqyrohet në emrin që përdoret në përgjithësi në Gjermani për parada të tilla. Christopher Street është pikërisht ajo rrugë e New Yorkut, në SHBA, ku u zhvilluan trazirat e Stonewall në qershor të vitit 1969. Policët bastisën me dhunë një bar homoseksualësh në Manhatan dhe aktivistët gej, lezbike dhe trans dhe frekuentuesit e klubeve të vallëzimit dolën në protestë. Homoseksualiteti ishte i paligjshëm në atë kohë në shumicën e pjesëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një vit më vonë, në përvjetorin e trazirave, u zhvillua marshimi i parë i Krenarisë. Kryengritja shihet si fillimi i lëvizjes moderne të çlirimit për personat queer. CSD e Berlinit përkujton çdo vit këtë ditë duke protestuar për shkelen e të drejtave të personave queer në të gjithë botën.

Fokus në grupet e nënpërfaqësuara

Motoja: "Bëhuni zëri i tyre dhe yni! Për më shumë empati dhe solidaritet!" Organizatorët kanë katër tema ku përqendrohet programi i tyre njëmujor. Me këto, CSD po përpiqet të amplifikojë zërat e nën-përfaqësuar në komunitetin queer.

E para është HIV/AIDS. Njerëzit që jetojnë me HIV në vendet më të pasura janë kryesisht në gjendje të bëjnë jetë normale falë mjekësisë moderne, por ende përballen me diskriminim dhe stigmatizim. E dyta është të familjet, ku prindërit i përkasin të njëjtës gjini, pra, Rainbow Families. Barazia martesore dhe adoptimi i çifteve brenda gjinisë së njëjtë janë të ligjshme në Gjermani që nga viti 2017.

CSD Berlin 2023, një pjesëmarrëse e paradës me shumë byzylkë në duar dhe flamurin e ylberit të pikturuar nëpër faqe duke mbajtur një pankartë ku shkruhet I love Beeing Gay, pra, Më pëlqen që jam gay. Pranë saj një grua që ka nxjerrë gjuhën dhe me njërën dorë mban lart pankartën me dorën tjetër ka formuar me dy gishta V. të dyja shikojnë drejt objektivit të aparatit fortografik.
«Bëhuni zëri i tyre dhe yni! Për më shumë empati dhe solidaritet!" - kjo është motoja në të cilën zhvillohet parada e komunitetit LGQTB+ në Berlin. Fotografi: ANNEGRET HILSE/REUTERS

E treta është "Kink dhe Fetish". Këto terma i referohen interesave dhe praktikave seksuale jo-konvencionale, të cilat praktikojnë disa njerëz queer dhe që gjithashtu shpesh ndeshet me stigmatizim.

Tema katërt është "Safer Spaces for TIN/Bi+/Poly", ku TIN është emërtimi i personave transgjinorë, interseks dhe jo binarë; Bi+ i referohet njerëzve biseksualë dhe “Poly” i referohet njerëzve poliamorë.

Tokio Hotel me koncert 

Megjithë çështjet serioze, për të cilat demonstron CSD, aktivieti mbetet një party. Përveç 77 kamionëve me DJ dhe më shumë se 100 grupeve që marrin pjesë në këmbë, rreth gjysmë milioni pjesëmarrës janë regjistruar për të marrë pjesë, me muzikë, stenda ushqimore dhe mallra përgjatë gjithë rrugës së paradës prej shtatë kilometrash dhe veçanërisht në shtrirjen finale përpara Portës së Brandenburgut, ku mban një koncert grupi gjerman i elektropop Tokio Hotel. Kur përfundon festa zyrtare e rrugës, kërcimi vazhdon deri në mëngjes.

Mbështetje nga politika

CSD e këtij viti shënon të parin që kur kryebashkiaku i Berlinit Kai Wegner mori detyrën në prill të këtij viti, kryetari i parë i bashkisë së kryeqytetit social-liberal të Gjermanisë nga kristiandemokratët konservatorë të qendrës së djathtë (CDU) në më shumë se 20 vjet. Partia e tij është kritikuar për qëndriminjo gjithmonë me komunitetin queer – nën kancelaren Angela Merkel, një shumicë e deputetëve të partisë votuan kundër barazisë martesore në vitin 2017 dhe kryetari aktual Friedrich Merz, në një intervistë të vitit 2020 la të kuptohej se  sipas tij mund të kishte një lidhje mes homoseksualitetit dhe abuzimit seksual në fëmijëri.

CSD Berlin 2023 | Kai Wegner, Baerbel Bas dhe Joe Chialo duke bërë një selfie nga një kamion i paradës së komunitetit LGBTQ+.
CSD 2023 e Berlinit është e para me kryebashkiakut kristiandemokrat Kai Wegner, ne të majtë. Ai mbajti aty fjalën e hapjes së bashku me kryetaren e Parlamentit Gjerman, Baerbel Bas, nga SPD. Në foto është edhe Joe Chialo, senatori i Berlinit për Kulturë. Fotografi: Christian Spicker/IMAGO

Wegner, megjithatë, ka bërë përpjekje për t'u pozicionuar si një aleat i vendosur i komunitetit queer, duke emëruar për herë të parë një person të ngarkuar për komunitetin queer, socialdemokratin Alfonso Pantisamo.

Së fundi, organizatorët e CSD-së janë kritikuar këtë vit për mbi-komercializim — duke lejuar të marrin pjesë edhe shumë kompani me reklamat e tyre. Gazeta Berliner Zeitung madje raportoi edhe për ryshfete të mara nga organizatorët. Por së paku në një rast, rezultoi se këto akuza ishin të pabaza, kështu së paku doli nga vendimi i parë i një Gjykate të Berlinit, siç bën të ditur CDS, më 17 korrik.