1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tokio Hotel

12 Tetor 2011

Katër djelmosha nga një fshat pranë Magdeburgut, janë një nga grupet më të suksesshëm në historinë e muzikës gjermane. Më shumë se 6 milionë albume ka shitur deri tani kuarteti përreth vëllezërve Tom dhe Bill Kaulitz.

https://p.dw.com/p/12qof
Grupi Tokio Hotel
Të brohoritur nga fansat - grupi Tokio HotelFotografi: AP

Fansa adoleshentë në histeri, suksese muzikore, dhe salla koncertesh të shitura deri në biletën e fundit. Dhe kjo jo vetëm në Gjermani. Katër djemtë e grupit Tokio Hotel kanë sukses në mbarë botën. Binjakët Bill dhe Tom Kaulitz këndojnë dhe interpretojnë së bashku muzikë që nga fëmijëria. Njerku u nxiti talentin të dyve dhe i lejoi që të dilnin në skenë që në moshën nëntë vjeç.

Tokio Hotel gjatë një koncerti në Francë
Sukses ndërkombëtar - Gjatë një koncerti në FrancëFotografi: picture alliance/dpa

Në një nga këto koncerte, vëllezërit Kaulitz njohën edhe anëtarët e tjerë të grupit e tyre aktual. So ata janë miq. Nën emrin "Djallëzore" ata kanë dhënë koncerte apo kanë interpretuar në skenat lokale dhe kanë marrë në konkurse muzikore. Karriera verbuese e grupit filloi në vitin 2003, kur këngëtari Bill Kaulitz mori pjesë në një konkurs dhe u zbulua nga ekipi i një producenti muzike.

Sukses me plan

Dy vjet me radhë grupi Tokio Hotel punoi në studio me albumin debutues dhe duke marrë mësime në këngë dhe instrumenta. Suksesi ishte e pashmangshëm dhe i paraprogramuar, sepse me paraqitjen e tij prej androgjeni dhe me rrobat që feksin dhe bien shumë në sy, Bill Kaulitz, ishte i predestinuar për t'u vënë në qendër të vëmendjes prej revistës rinore Bravo. Që nga fillimi kjo revistë ka raportuar për çdo hap të grupit Tokio Hotel. Madje revista Bravo i quajti ata "Superyjet e rinj të Gjermanisë" përpara se të kishin nxjerrë në treg ndonjë këngë. Nuk është çudi pra që kënga debutuese e grupit "Durch den Monsun" shkoi drejt e në krye të listave të charteve. "Ne patëm shumë fat", thotë Bill Kaulitz, "Është e vështirë të takosh njerëzit e duhur."

Tokio Hotel në skenë
Fat dhe shumë punë - receta e suksesit të kuartetit nga MagdeburguFotografi: AP

Fat dhe punë e madhe - kjo është receta e suksesit të kuartetit nga Magdeburgu. Menaxherët dhe kompania e tyre diskografike i çonin ata nga një intervistë tek tjetra. Në vitet 2005-2008 nuk kishte askënd në Gjermani që të mos e njihte grupin Tokio Hotel, donte apo nuk donte.

Paraqitje androgjene dhe rroba që vezullojnë - këngëtari Bill Kaulitz.
Paraqitje androgjene dhe rroba që vezullojnë - këngëtari Bill Kaulitz.Fotografi: picture alliance/dpa

Jo vetëm miq - Tokio Hotel ka edhe shumë kritikë

Por grupi Tokio Hotel ka edhe shumë që e kanë zili, ose nuk e pëlqejnë. Në internet ka pasur disa fushata urrejtjeje kundër grupit Tokio Hotel, dhe ka shumë satiristë që i përqeshin ata nëpër emisione satirike argëtuese. Gjithësesi suksesi dhe admiruesit e tyre janë të më mëdhej në numër. Në Francë ata janë megastarë, dhe madje edhe në SHBA grupi Tokoi Hotel është renditur me albume të listën top 40.

Edhe pse të rinjtë nga Magdeburgu i shkruajnë tani këngët e tyre në anglisht, shumë prej fansave të tyre në botë kanë filluar të mësojnë gjermanisht. Tokoi Hotel jep edhe koncerte bamirësie dhe me sa duket nuk kanë ndër mend as të shpërbëhen por të vazhdojnë karrierën e tyre muzikore.

Autor: Ralf Kennel / Pandeli Pani

Redaktoi: E. Xhani