1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Olaf Scholz është optimist për marrëveshjen Kosovë-Serbi

7 Mars 2023

Kancelari gjerman u takua të martën në Berlin me homologun e tij nga Shqipëria Edi Rama. Të dy ranë dakord që samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit do të mbahet në 16 tetor në Tiranë

https://p.dw.com/p/4OM0p
Olaf Scholz dhe Edi Rama
Fokusi i takimit i takimit të Ramës me Scholzin në Berlin ishte  koordinimi për Samitin e Procesit të Berlinit. Në konferencën e kaluar në nëntor 2022, në Berlin u vendos që Shqipëria të jetë mikpritëse e samitit të radhës.  Scholz tha se takimi do të mbahet më 16 tetor në Tiranë. Fotografi: Wolfgang Kumm/dpa/picture alliance

Kancelari gjerman Olaf Scholz llogarit me një arritje së shpejti të marrëveshjes së normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Scholz tha të martën, 7.03.23 në Berlin pas takimit me homologun e tij nga Shqipëria Edi Rama, se propozimi franko-gjerman për Kosovën është "tejvajtës dhe shumë i peshuar”. "Kemi bërë përparime në krahasim me përpara" tha Scholz duke iu referuar edhe deklaratave publike të presidentit Serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. "Kam një ndjesi të mirë se do të bëhet realitet ajo që deri tani nuk ka qenë e mundur”, shtoi kancelari gjerman në përgjigje të një pyetjeje të Deutsche Welle-s.

Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet në tetor në Gjermani

Fokusi i takimit i takimit të Ramës me Scholzin në Berlin ishte  koordinimi për Samitin e Procesit të Berlinit. Në konferencën e kaluar në nëntor 2022 në Berlin u vendos që Shqipëria të jetë mikpritëse e samitit të radhës.  Scholz tha se takimi do të mbahet më 16 tetor në Tiranë. "Është hera e parë që një konferencë e tillë zhvillohet në një kryeqytet të Ballkanit Perëndimor", tha Scholz. Rama dhe se "samiti do të trajtojë bilancin e arritjeve të këtij procesi dhe objektivat për t'u arritur më tutje, si edhe do të fuqizojë edhe më shumë bashkëpunimin në rajon”.

Scholz lavdëroi faktin që tashmë Shqipëria i ka ratifikuar tri marrëveshjet e arritura në nëntor në Berlin për lëvizjen e lirë të qytetarëve me karta identiteti, njohjen reciproke të diplomave dhe njohjen e kualifikimeve të larta për profesione të caktuara, si mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Kancelari gjerman gjithashtu vlerësoi rolin e Shqipërisë si një “partner të besueshëm” në skenën ndërkombëtare. Ai përmendi konkretisht përgjegjësitë që ka marrë përsipër Shqipëria si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe e NATO-s

Kancelari gjerman nënvizoi edhe mbështetjen e mëtejshme të qeverisë së tij në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. (ash)