1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndihma për Ukrainën: Vizita e Olaf Scholzit në Uashington

10 Shkurt 2024

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ishte në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me presidentin amerikan, Joe Biden. Synimi i tij ishte ruajtja e angazhimit amerikan për Ukrainën.

https://p.dw.com/p/4cFIn
Scholz dhe Biden gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, më 9 shkurt 2024. Ata janë ulur në kolltukë e në mes kanë një oxhak me zjarr.
Biden i falënderohet Olaf Scholzit për rolin udhëheqës të Gjermanisë në mbështetjen e Ukrainës.Fotografi: Andrew Harnik/AP Photo/picture alliance

E shkurtër ishtevizita e Olaf Scholzit në Uashington: Por kancelari gjerman donte të bënte të qartë edhe një herë te partnerët amerikanë, se sa e rëndësishme është që SHBA-të të vijonë ndihmën ushtarake për Ukrainën. „Nuk kemi pse ta fshehim: pa ndihmën nga SHBA, Ukraina nuk do të jetë në gjendje të vetëmbrohet", tha Scholz, para takimit me presidentin amerikan Joe Biden.

Por për momentin ndihma amerikane për Ukrainën ka ngecur në kongres. Biden është i indinjuar: "Zvarritja e ndihmës për Ukrainën në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngjason me një pakujdesi penale", tha presidenti amerikan gjatë takimit me kancelarin gjerman.

Takime me kongresmenë

Chriss Coons dhe Olaf Scholz, ngjajnë shumë me njëri - tjetrin, dhe janë duke parë drejt celularit të Coons, teksa ky po bën një selfie.
Senatori demokrat amerikan Chirs Coons duke bërë një selfie me kancelarin gjerman Olaf Scholz: Scholz e postoi këtë foto në media sociale me titullin: Me sozinë time. Fotografi: Bundesregierung/dpa/picture alliance

Scholz ishte takuar më parë edhe me përfaqësues të Kongresit amerikan për të bindur sidomos republikanët që të mos e pengojnë ndihmën për Ukrainën. Biden e falenderoi kancelarin gjerman për rolin udhëheqës të Gjermanisë. Senati më parë e kishte pranuar për konsultim projektligjin që parashikon ndihmat ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin në masën prej 95,34 miliardë dollarë. Por miratimi i Dhomës së Përfaqësuesve si dhomë e dytë e Kongresit Amerikan është shumë i pasigurt.​​ 

Tani e ka radhën Evropa

Kancelari gjerman Olaf Scholz duke folur para medias në ambient jashtë në Uashington
Scholz: Ndihma e SHBA-së për Ukrainën është e domosdoshme Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare janë mbështetësit më të mëdhenj fianciarë të Ukrainës me afro 91 milliardë dollarë. Vetëm Gjermania ka ndarë për Ukrainën që nga fillimi i Luftës, në shkurt 2022, ndihma ushtarake  prej afro 30,3 miliardë dollarësh. Nëse Biden nuk do të arrijë t'i bindë ligjvënësit amerikanë të miratojnë ndihmat për Ukrainën, atëherë barra financiare bie mbi BE-në. Olaf Scholz-it do t'i duhet të punojë për ta shtyrë Evropën, të bëjë më shumë për Ukrainën. "Kjo është detyra e shtëpisë që mori me vete Scholz-i nga Uashingtoni", thotë Michaela Kuefner, korrespondente e Deutsche Welle-s në Berlin dhe parashikon: "Bashkimi Evropian zakonisht hyn shpejt në një krizë që cënon interesat e anëtarëve të tij. Ky moment tani duket se po afrohet."