Moldavi: Kaos në trafikun tranzit
22 Qershor 2022Pika e kalimit kufitar Leuseni-Albita në kufirin moldavo-rumun. Më shumë se 100 kamionë të ngarkuar, kryesisht nga Ukraina, Modlavia dhe Rumania, shumica të mbushur me grurë, presin që të paraqesin dokumentet. Shoferët janë të nervozuar, vapa është e padurueshme, radha më shumë se 10 kilometra e gjatë. Shumica nuk flasin me gazetarët, se nuk duan të kenë probleme, siç thonë.
Dmytro Gololobov është nga të paktët që do ta flasë. Shoferi 46 vjeçar nga qyteti ukrainas Dinpropetrovsk pret prej ditësh në kufi. Kamioni është i ngarkuar me produkte shtëpiake, destinacioni është një depo në Rumani. "Portet ukrainase janë mbyllur dhe të gjithë kamionët, edhe ata që transportojnë grurë duhet të kalojnë përmes Moldavisë. kam kolegë që çojnë grurë në portet rumune", thotë Gololobov. Ukraina ka shumë grurë, sidomos në Kherson, por rusët e kanë marrë, dhe tani "tranportojmë atë që ka mbetur në magazina", thotë shoferi ukrainas.
Para luftës në Ukrainë, shoferëve ukrainas u duhej një ditë për të kaluar Moldavinë dhe Rumaninë. Por lufta ka ndryshuar gjithçka.Gololobov duhet të tregojë shumë durim. "Gruaja dhe dy fëmijët më presin në shtëi. Vajza është martuar, po dhëndri ka shkuar në kuftë tani. Ne u sulmuam, ata na thanë se do të na 'çlironin'. Para lufte jetonim shumë mirë, nga kush donin të na çlironin ata? Ne jemui sulmuar, por i kemi treguar të gjithë botës, që ne mund të luftojmë."
Katastrofë logjistike në kufi
Ekspori i grurit nga Ukraina është bllokuar gati i gjithi, për shkak të luftës dhe kjo rrezikon një katastrofë botërore të urisë, pasi Ukraina është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të grurit. Të gjitha portet ukrainase janë minuar, speditorët moldavë dhe ukrainas kërkojnë rrugë të tjera si të arrijnë në destinacion.
Iulian Postica është drejtor i Sipërmarrjes Ndërkombëtare të Transportit, AITA në Moldavi. Ai quan katastrofë situatën kufi, për shka se 80% e transportit të produkteve kalon përmes Republikës së Moldavisë në rrugë tokësore. "Para luftës eksporti i grurit kryhej përmes porteve ukrainase, si edhe përmes Danubit dhe në Detin e Zi. Tani me bllokadën kemi vështirësi të mëdha. Rrugët kalojnë tani përmes Moldavisë në drejtim të Rumanisë dhe Bullgarisë."
Sipas Posticas fajtore nuk është vetëm lufta. Të gjitha masat e palës moldave janë pa efekt nëse nuk koordinohen me autoritetet rumune. Problemi aktual qëndron tek mungesa e personelit të kontrollit kufitar nga pala rumune. "Kemi efektin e grykës së shishes, gjithçka që përpiqemi ta bëjmë shpejt bllokohet në doganën rumune." Bllokimet e trafikut do të vazhdojnë nëse të dyja palët nuk koordinohen.
Problemi vetëm së fundmi ka filluar të merret seriozisht nga pala rumune, ku pas një defekti në sistemin e informacionit të doganës u krijuan radhë akoma më të gjata. Edhe një shfer 62 vjeçar ndërroi jetë pas kishte pritru 24 orë në pikën e kontrollit në Albita. Vetëm pas takimit të kryeministres moldave, Natalia Gavrilita me homologun rumun, Nicolae Ciuca më 10 qershor u krijuan ekipe strategjike me të dyja vendet për të përmirësuar trafikun. Nuk dihet se kur do të kenë efekt masat e këtyre ekipeve, sepse radhët ende vazhdojnë të jenë shumë të gjata.
Hekurudha zgjidhje vetëm për të ardhmen
Një mundësi për të eksportin e drithërave nga Ukraina do të ishte hekurudha. Por për momentin e parealizueshme për shka se rrjeti i hekurudhave në Moldavi duhet të modernizohet. Vështirësi paraqet edhe gjerësia e shinave moldave që janë që nga koha sovjetike dhe që dallon nga standardi i vendit anëtar të BE, Rumanisë. Oleg Tofilat, drejtor i përgjithshëm i Hekurudhës Shtetërore të Moldavisë thotë për zhvillimin e transportit hekurudhor të mallrave duhetë investime shumë të mëdha, por mungojnë fondet që prej 30 vjetësh. "Realiteti në Ukrainë kërkon masa urgjente. Por punimet e rikonstruksioneve të nevojshme në korridorët e hekurudhave kërkojnë vite."
Që në vitin 2014 ëshët planifikuar rikonstruktimi i segmetit 230 kilometra të gjatë nga Tighina në lindjen moldave deri në Giurgulesit, portin në Danub me shtrierja 460 metra. Por fillimi i punimeve u bë para pak javësh, në maj 2022. Nevoja për përmirësimin e infrastrukturës është e madhe. Sipas të dhënave të autoriteteve moldave, numri i regjistrimeve të doganës të destinuara për eksportin me 73% krahasuar me një vit më parë.
Por për shumë shoferë kamionësh për momentin asgjë nuk ka për të ndryshuar. Ata duhet të vazhdojnë të presin.