1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrja e Jashtme gjermane viziton Ballkanin Perëndimor

10 Mars 2022

Annalena Baerbock do të ndalet edhe në Kosovë. Ajo aty do të takohet ndër të tjera edhe me presidenten Osmanin dhe kryeministrin Kurti.

https://p.dw.com/p/48E9G
Annalena Baerbock (Buendnis 90/Die Gruenen), Bundesaussenministerin
Fotografi: Thomas Trutschel/photothek/imago images

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, do të niset në mbrëmje (09.03) për një udhëtim në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi, bëri të ditur të mërkurën në konferencën e shtypit të qeverisë, Andrea Sasse, zëvendës-zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. Pas disa takimeve në Sarajevë, ajo do të takohet në Kosovë të enjten (10.03), ndër të tjera edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin  Albani Kurti, si dhe komandën e KFOR-it. Të premten Ministrja  e Jashtme e Gjermanisë Baerbock do të vijojë udhëtimin e saj për në Beograd dhe Moldavi. 

Është hera e parë që ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock bën një udhëtim në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lührmann për DW: Fokusi ynë është klima dhe mjedisi

Qeveria aktuale gjermane është e para që i ka dhënë Ballkanit Perëndimor një rëndësi qysh në marrëveshjen e koalicionit. Në fillim të marsit Baerbock emëroi ish-deputetin e gjelbër, Manuel Sarrazin, si të ngarkuar special për Ballkanin Perëndimor, duke e forcuar kështu ekipin e saj për rajonin e Evropës Juglindore. 

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Baerbock  do të përurojë të premten, 11.03.22. Parkun e Energjisë me Erë në Bajgorë, i cili është ngritur me mbështetjen e Gjermanisë dhe është investimi më i madh i huaj individual në Kosovë deri më sot, Energjitë e ripërtërishme dhe mbrojtja e ambientit janë në fokus të politikës së jashtme gjermane, që kur atë e kanë marrë në dorë Të Gjelbrit. Tema të tjera veç tyre, janë të drejtat e gruas, forcimi i shoqërisë civile.