1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedonia e Veriut në pritje të fillimit të negociatave

19 Maj 2021

Kryeministri Zoran Zaev shkon brenda javës për herë të dytë për vizitë në Bruksel në përpjekjen e tij të fundit për të prezantuar argumentet e Maqedonisë së Veriut për fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim.

https://p.dw.com/p/3tbeH
Besuch des nordmazedonischen Premierministers Zoran Zaev bei der Europäischen Kommission
Fotografi: EU/Jennifer Jacquemart

Zoran Zaev po përsërit vazhdimisht argumentet se është e nevojshme që Maqedonia e Veriut të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare para përfundimit të presidencës portugeze në mënyrë që BE të ruajë dhe përmirësojë besimin si në vend ashtu edhe në rajon.

Ai gjithashtu përkujtoi se besueshmëria e BE-së në të gjithë rajonin varet nga qëndrimi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por gjithashtu vlerëson se stabiliteti rajonal është në pikëpyetje.

Besuch des nordmazedonischen Premierministers Zoran Zaev bei der Europäischen Kommission
Zoran Zaev dhe Ursula von der LeyenFotografi: EU/Etienne Ansotte

"Maqedonia e Veriut i ka përfunduar të gjitha detyrimet e saj që dalin nga lista e kritereve për fillimin e procesit përfundimtar të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vendi ka një rekomandim pa kushte për të filluar negociatat”, tha  kryeministri Zaev. Ai përsëriti se nuk do të pranojë fillimin e negociatave me BE-në në kurriz të identitetit dhe të gjuhës maqedonase.

"Përfaqëuesit e BE-së e dinë dhe e kuptojnë se identiteti dhe gjuha maqedonasenuk janë dhe asnjëherë nuk do të jenë temë e negociatave. E dinë dhe e kuptojnë se kjo as që ka qenë e as që duhet të jetë në tryezën për bisedimeve për anëtarësimin e RMV-së në BE”, deklaroi kryeministri Zaev.

Ndikim në rritje i Rusisë dhe i Kinës në Ballkanin Perendimor

Kryeministri Zaev paralajmëroi BE-në se nëse nuk fillon së shpejti negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të ketë dëmtojë reputacionin e saj në Ballkan dhe do të humbasë para fuqive rivale.

Besuch des nordmazedonischen Premierministers Zoran Zaev bei der Europäischen Kommission
Zoran Zaev dhe Olivér VarhelyiFotografi: EU/Jennifer Jacquemart

"Euroskepticizmi po rritet. Dështimi për fillimin e bisedimeve do të prekë jo vetëm vendin tonë dhe Shqipërinë, por edhe rajonin më të gjërë të Ballkanit Perendimor. Nëse BE-ja nuk do të veprojë në përputhje me premtimet e saj në rajon, do të ndikojë edhe në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Dështimi i BE-së në rajon lë hapësirë për ndikimin e Rusisë dhe të Kinës në Ballkanin Perendimor”, u shpreh Zaev.

Shkupi dëbon një diplomat rus

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se bazuar në protokollet ndërkombëtare diplomatike ka dëbuar një diplomat të punësuar në Ambasadën e Rusisë në Shkup. Presidenti Stevo Pendarovski theksoi se nuk bëhet fjalë për improvizime, por se veprimtaria e diplomatit rus është dokumentuar nga ana e shërbimeve kompetente, pa dashur të komentojë më shumë. Ky dëbim vjen në një moment kur flitet shumë për ndikimin rus në rajon.

Mazedonien pro-russische Demos in Skopje
Demonstratë pro-ruse në ShkupFotografi: picture-alliance/AP Photo/B. Grdanoski

Profesori i sigurisë Marjan Gjurovski thotë se Federata Ruse po përdor dobësinë e BE-së për të pasur nën kontroll vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Gjurovskit rusët po përdorin mjete klasike politike të ndikimit përmes depërtimit të shërbimeve sekrete ruse në qarqet politike dhe të biznesit të vendet e ndryshme duke shfrytëzuar mjetet energjetike të ndikimit.

Aktualisht Rusia po përpiqet të zgjerojë ndikimin e saj përmes mediave, kulturës, akademisë, organizatave të ndryshme joqeveritare si dhe përmes Kishës Ortodokse Ruse.

Fatos Musliu, me bluzë polo të kuqe në ambient zyre. Në sfond duket një monitor me faqen e DW shqip
Fatos Musliu korrespondent i DW nga Shkupi, Maqedonia e Veriut