1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëMaqedonia e Veriut

Shkup:Zgjidhin zgjedhjet ngërçin e ndryshimeve kushtetuese?

7 Qershor 2023

Takimi i shumëpritur midis kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të opozitës kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hrsistijan Mickovski për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese, përfundoi pa sukses.

https://p.dw.com/p/4SJvX
Nordmazedonien | Premierminister Kovachevski und Oppositionsführer Mickoski
Fotografi: Petr Stojanovski/DW

Kreu i opozitës Hrsistijan Mickoski ritheksoi, se nuk ka shumicë parlamentare për ndryshimet kushtetuese: "Vlerësoj se takimi i liderëve i tregon qartë pozicionet se në këtë moment nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuesedhe duhet që sa më shpejtë të jetë e mundur të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, që qytetarët të fitojnë një qeveri ashtu siç e meritojnë dhe jo qeveri, e cila nuk i përfaqëson interesat e tyre”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.

44 deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit edhe më tej mbështesin qendrimin se këto ndryshime kushtetuese nën diktat të Bullgarisë janë të pa pranueshme për opozitën maqedonase. Liderit i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski ka propozuar që ndryshimet kushtetuese menjëherë të vihen për votim në Kuvend, dhe meqë nuk do të ketë shumicë të nevojshme për miratim, të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Kovaçevski: Vota pro ndryshimeve kushtetuese është votë për ardhmërinë evropiane të RMV-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, vlerëson se vota pro ndryshimeve kushtetuese, nënkupton dhe votë për ardhmërinë evropiane të vendit. "Do ta integrojmë vendin në BE apo do ta lemë të izoluar? Për shtetin është më mirë që të integrohet në BE se sa të mbetet i izoluar.Tani është momenti për integrimin e vendit, ndryshimet kushtetuese janë çelësi i vetëm  për ardhmërinë evropiane të vendit”, u shpreh Kovaçevski. Ai ka shprehur gatishmëri që gjysmën e dikasterev, që i drejtojnë funksionarë të partisë së tij, tua lerë përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së. Në këtë mënyrë do të bashkohen të gjitha partitë që janë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë

VMRO-ja është e përgatitur të hyjë në qeveri me LSDM-në dhe partitë tjera politike por pa pjesëmarrjen në të njëjtën qeveri të BDI-së, ka thënë lideri i opozitës Mickoski.

"VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në qeveri me LSDM-në, por pa pjesëmarrje të BDI-së. Zgjedhjet parlamentare  duhet t`i përgatisë qeveria teknike, e jo kjo qeveri”, ka deklaruar Mickoski.

Osmani: E ardhmja evropiane e qytetarëve është e para!

Ministri i punëve të jashtme i RMV-së Bujar Osmani nga rradhët e BDI-së ka reaguar menjëherë pas përfundimit të takimi kokë më kokë Kovaçevski-Mickovski.

"BDI është e gatshme të mbështesë një qeveri pa BDI deri në zgjedhje, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetueset, të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie”, vlerëson Bujar Osmani.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

 

Fatos Musliu, me bluzë polo të kuqe në ambient zyre. Në sfond duket një monitor me faqen e DW shqip
Fatos Musliu korrespondent i DW nga Shkupi, Maqedonia e Veriut