1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëIzrael

Izrael: Protestat vazhdojnë deri në anulimin e reformës

28 Mars 2023

Pas protestave masive dhe një krize të fortë të politike, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e shtyu përkohësisht reformën e planifikuar për drejtësinë. Por protestat do të vazhdojnë.

https://p.dw.com/p/4PLUI
Protesta në Izrael
Protesta në IzraelFotografi: Ohad Zwigenberg/AP/picture alliance

Pas disa javë protestash, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu bëri të ditur ndalimin për momentin të reformës në sistemin e drejtësisë. "Kam vendosur që konsultimet e dyta dhe të treta në këtë periudhë seancash parlamentare të pezullohen", tha Netanjahu në Jeruzalem. Kjo nënkupton që projektligji të paraqitet në parlament për miratim më së herëti në fillim të prillit.

"Ne ndodhemi në mesin e një krize, që rrezikon unitetin tonë themelor", është shprehur Netanjahu. Ai paralajmëroi nga një luftë qytetare, e cila nuk duhet të ndodhë. "Të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi", theksoi Netanjahu, prandaj zgjas dorën për dialog. Ministri për Sigurinë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir kishte bërë të ditur më parë, se ai kishte rënë në ujdi për shtyrjen e reformës me Netanjahun. Për këtë do të krijohet një "Gardë Kombëtare" nën drejtimin e politikanit të ekstremit të djathtë. Nuk është e qartë, se çfarë nënkupton kjo konkretisht. Sipas mediave izraelite, Ben-Gvir e ka kërcënuar me dorëheqjen, nëse Netanjahu heq dorë nga planet e reformës në drejtësi.

Nentajahu ndal përkohësisht reformën në drejtësi, 27.03.2023
Nentajahu ndal përkohësisht reformën në drejtësi, 27.03.2023Fotografi: GPO

Protestat vazhdojnë: reforma rrezikon drejtësinë dhe demokracinë

Organizatorët e protestave në Izrael do të vazhdojnë protestat. Në një njoftim të tyre theksohet, se nuk mjafton një ngrirje e përkohshme e planeve, dhe se protestat mbarëkombëtare do të vazhdojnë e forcohen deri në një anulim të reformës nga parlamenti, Knesset. Më parë dhjetëra mijëra vetë në Izrael protestuan kundër planeve të kontestuara të qeverisë për reformën në drejtësi. Si pasojë e një greve të përgjithshme në Izrael u pezulluan shumë fluturime. Të prekur ishin dhjetëra mijëra udhëtarë. Shoqata e Përgjithshme e Sindikatave në Izrael kishte bërë thirrje për grevën "për të ndalur këtë çmenduri të qeverisë". Jo vetëm aeroportet, por edhe qendrat tregtare dhe universitetet qëndruan të mbyllura. Edhe kompanitë teknologjike "Start-up", lokomotiva e ekonomisë izraelite, iu bashkuan grevës si edhe ambasadat izraelite në botë. Spitalet punuan me pak personel.

Tensionet u rritën pasi në fundjavë, Netanjahu kishte shkarkuar nga detyra, ministrin e Mbrojtjes, Joav Galant për shkak të kritikës ndaj reformës. Koalicioni partiak me kryeministër Netanjahun e akuzon Gjykatën më të lartë për përzierje të ekzagjeruar në vendimet politike. Parlamenti në të ardhmen me reformën e Netanjahut do të mund të shfuqizojë me një shumicë të thjeshtë vendimet e Gjykatës së Lartë. Përveç kësaj do të ndryshohet edhe përbërja e komisionit për emërimin e gjykatësve. Kritikët shikojnë tek kjo reformën rrezikimin e drejtësisë dhe demokracisë në Izrael.

Israel Protest gegen die Justizreform
Fotografi: Ariel Schalit/AP Photo/picture alliance

Sidomos partneri i koalicionit të Netanjahut, Ben-Gvri kishte dalë kundër ndalimit të reformës. Qeveria nuk duhet "të kapitullojë para anarkisë, ksihte shkruar ai në tëitter. Në parlamentin izraelit, shumica për koalicionin qeverisës të Netanjahut përbëhet nga partia e djathtë Likud e Netanjahut dhe një aleancë me konservatorët, fundamentalistët fetarë dhe nacionalistët e djathtë.

la/uh/qu/sth (dpa, rtr)