1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reforma e drejtësisë në Izrael: a po vjen kriza kushtetuese?

16 Janar 2023

Kryeministri izraelit Netanjahu dëshiron të zvogëlojë fuqinë e Gjykatës së Lartë. Presidenti Herzog paralajmëron një krizë kushtetuese. Në disa qytete të Izraelit, dhjetëra mijëra njerëz protestuan.

https://p.dw.com/p/4MDOx
Protesta ne Tel Aviv
Fotografi: Jack Guez/AFP

Presidenti izraelit Isaac Herzog po paralajmëron për një krizë kushtetuese për shkak të të planeve që kanë ngjallur debate të reformës në drejtësi të iniciuara nga qeveria e krahut të djathtë e Benjamin Netanjahut. "Ky konflikt që rrezikon të copëtojë kombin”, e shqetëson thellë kreu i shtetit. Ai po përpiqet të shmangë një "krizë historike kushtetuese" nëpërmjet një sërë takimesh me përfaqësuesit politikë, tha ai.

Netanjahu dëshiron të zvogëlojë fuqinë e Gjykatës së Lartë. Planet përfshijnë dhënien e pushtetit parlamentit për të anuluar vendimet e gjykatave me një shumicë të thjeshtë. Përveç kësaj, Parlamenti duhet të ketë kontroll mbi emërimin e gjyqtarëve.

Protesta ne Tel Aviv
Fotografi: Jack Guez/AFP

Me këtë reformë, megjithatë, Netanjahu mund të ndihmojë veten, siç kanë shpjeguar kritikët. Ai ndoshta mund t'i shpëtonte një dënimi për korrupsion ose të shihte që akuzat kundër tij të hiqen plotësisht. Që nga aktakuza ndaj në vitin 2019, Netanjahu ka thënë vazhdimisht se sistemi i drejtësisë është i njëanshëm kundër tij.

Planet e reformës kanë shkaktuar kritika të forta nga Kryetari i Gjykatës së Izraelit, i cili ka paralajmëruar për një "sulm të shfrenuar ndaj sistemit të drejtësisë". Prokurorja e Përgjithshme gjithashtu është shprehur kundër planit, njësoj si edhe shumë nga paraardhësit e saj.

Protesta më e madhe kundër qeverisë së re deri sot

Të shtunën në mbrëmje, dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër projektit dhe kundër vetë qeverisë. Demonstrata u zhvilluan në qytetet e Haifës dhe Jerusalemit, por veçanërisht në Tel Aviv. Sipas mediave izraelite, të cilat i referohen policisë, morën pjesë rreth 80.000 vetë. Kjo është demonstrata më e madhe ndonjëherë kundër qeverisë së re, e cila u betua në fund të dhjetorit.

Netanjahut nuk i bënë përshtypje protestat, as kritikat brenda radhëve të tij. Në një takim të kabinetit, ai tha se votuesit e mbështetën planin e tij në zgjedhjet parlamentare të nëntorit.

Reforma do të korrigjojë atë që duhet korrigjuar. Të drejtat e individëve do të mbrohen plotësisht dhe do të rikthehet besimi i publikut në sistemin e drejtësisë. Reforma nevojitet urgjentisht, tha Netanjahu.

Kabinettssitzung in Israel
Fotografi: Atef Safadi/Pool European Pressphoto Agency/AP/dpa/picture alliance

 

 

 

aud (dpa, tgsch)