Demokracia është në krizë
17 Prill 2022Kush mendon, se vetëm në SHBA ka teori konspirative që rrezikojnë unitetin e shoqërisë dhe demokracinë në tërësi e ka gabim. Gati tre të katërtat e përkrahëseve e përkrahësve të Partisë Republikane në SHBA besojnë, se Joe Boden nuk është presidenti legjitim i vendit. Nga e gjithë popullsia, 15% i besojnë pretendimit të grupit konspirativ militant djathtist "QAnon", se qeveria amerikane, ekonomia dhe mediat "kontrollohen nga një grup pedofilësh që i falen satanit dhe që skllavërojnë fëmijët në të gjithë botën."
Kurse në Gjermani në një sondazh përfaqësues të sapopublikuar institutit demoskopik, "Allenssbach" gati një e treta e qytetarëve besojnë, se jetojnë në "demokraci në dukje", në të cilën "qytetarët nuk kanë se ç'të thonë. "Këtë qëndrim e ndajnë 28% e qytetarëve në perëndim, dhe në lindje 45%. Që në kohën e pandemisë ishte bërë e qartë, se në landet e reja të federatës shumë më pak njerëz janë të lidhur me realitetin politik në Gjermani se kudo tjetër. Mohimi i vaksinimit dhe refuzimi për mbajtjen e maskës çoi në Tyringji në një rritje të vdekjeve, 47%, kurse në Saksoni në 49% krahasimisht.
Jetojmë në një demokraci në dukje?
Edhe tek vendet fqinje gjendja nuk është më e mirë: Në Francë besonin në janar 2022 rreth 57% e popullatës, se nuk funksionon si duhet demokracia në vend, në Britaninë e Madhe 34% e qytetarëve pohuan se "absolutisht nuk kanë ç'të thonë" në çështjet politike. Këto sondazhe nuk mund të përgjithësohen, por ato tregojnë një trend të pakënaqësisë me demokracinë. Kush e zgjeron horizontin përtej vendeve të përmendura, mund të shohë, se përmenden të njëjtat pika kritike: mungesa e të gëzuarit të të mirave në ekonomi, mosrespektimi i të drejtave individuale dhe zemërimi ndaj elitave, që kanë humbur lidhjet me realitetin.
Humbja e besimit tek demokracia
Që në vitin 2017 autori britanik David Goodhart në librin e tij "Rruga për diku: Revolta populiste dhe e ardhmja e politikës", tërhiqte vëmendjen se rrethet tradicionale, rurale dhe ato urbane po bien në konflikt me njëra-tjetrën. Vërtet, sipas politologut amerikan, Francis Fukuyama, nuk kishte asgjë më domethënëse se dendësia e popullsisë në votimin për Brexit dhe zgjedhjen e Donald Trumpit. Aty ku dendësia ishte më e rrallë, votuan më shumë për Brexit dhe për Donald Trumpin krahasuar me zonat e populluara të qyteteve dhe rajoneve.
Ishte Fukuyama, që në librin e tij "Identiteti: Si humbja e dinjitetit rrezikon demokracinë" tregoi, se humbja e të pasurit pjesë në ekonomi në fillim çon në zemërim dhe më pas në refuzimin e modelit demokratik. Sipas kësaj mënyre interpretimi është ideologjia neoliberale, të cilën shumë qeveri demokratike e bënë të vetën në dekadat e fundit,ajo që është përgjegjëse për humbjen e besimit tek demokracia.
Arsyet janë më të thella
Ky interpretim nuk është i gabuar, por shumë i shkurtuar: Sepse me pakënaqësinë ekonomike nuk rritet vetëm zemërimi ndaj sistemit demokratik dhe vullneti për të lënë mënjanë premisat e tij ideologjike ekonomike, por edhe refuzimi radikal i përfundimeve shkencore të epokës sonë, baza racionale e të cilave është shtylla kurrizore e shoqërive moderne. Por nuk do thotë patjetër se duhet të kalohet nga ajo që "unë nuk i kam punët mirë ekonomikisht" deri tek "qeveria ime është një rrjet kriminelës, që skllavëron fëmijët në botë".
Për të tejkaluar krizën e demokracisë sot, nuk mjafton më që të mënjanosh pabarazitë ekonomike dhe të rirregullosh pjesëmarrjen ekonomike. Përtej kësaj duhet kuptuar se pse teoritë konspirative, tribale, nacionaliste, fetare dalin në krye në vend të shkencës racionale laike. Nga rezultatet e sondazheve të paraqitura këtu nuk mund të nxirret vetëm përfundimi, se demokracia si formë qeverisjeje dhe shtetërore po refuzohet gjithnjë e më shumë, por bashkë me të edhe i gjithë botëkuptimi i epokës moderne për njeriun, pas të cilit nuk ka më kthim mbrapa. Mohim i demokracisë si kod për urrejtjen botërore, kjo nuk mund të vazhdojë gjatë kështu.
Alexander Görlach ist Senior Fellow në Këshillin Carnegie për Etikën në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Research Associate në Institutin e Internetit të Universitetit të Oksfordit. Görlach ka qenë lektor në Universitetin e Harvardit dhe Cambridge.