Që nga 22 maji policia shqiptare patrullon kufirin e gjelbër me Greqinë e mbështetur nga kolegët e FRONTEX, Agjencia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare e BE-së. 50 oficerët policorë nga 11 shtetet e Bashkimit Europian janë dislokuar në Kakavijë dhe Kapshticë.