Elona Elezi
Korrespondente nga Shqipëria dhe Ballkani
Është gazetare prej vitit 2005. Elona raporton në mënyrë të thelluar nga terreni mbi çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, gjeopolitikën, migracionin dhe mjedisin.
Elona iu bashkua DW në vitin 2012, fillimisht si praktikante e më pas si korrespondente për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. U diplomua për Gazetari në Universitetin e Tiranës dhe kreu Masterin në “Studime Europiane e Qeverisje” në Universitetin e Bonnit, Gjermani.