1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Davos: Më shumë se një takim elite

16 Janar 2024

Për disa Forumi Ekonomik Botëror në Davos është i panevojshëm, për të tjerë një forum i rëndësishëm debati. Manuela Kasper-Claridge ka takuar pjesëmarrës që nuk janë të njohur, por megjithatë japin një kontribut të madh.

https://p.dw.com/p/4bI0l
Pamje me borë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos
Fotografi: Gian Ehrenzeller/Keystone/dpa/picture alliance

Malet në Davos zbardhojnë nga bora. Termometri tregon minus 5 gradë. Gerald Abila sapo ka mbërritur në Zvicër, në valixhe ka futur tre pulovra dhe veshje të tjera të ngrohta. Në Forumin Ekonomik Botërorështë ftohtë, më është thënë, rrëfen Geraldi.

Avokati nga Uganda në lindjen e Afrikës ulur në hotelin e tij rrëfen pse ka ardhur në Davos. Ai kërkon një sistem drejtësie ku kanë qasje të gjithë. "Shumë njerëz në vendin tim as nuk i njohin ligjet, dhe as sistemin tonë juridik, që normalisht duhet t'i mbrojë."

Winnie, avokatja

Abila zhvilloi së bashku ekipin Winnie, një avokate virtuale, që mbështetet nga inteligjenca artificiale. Winnie u jep përgjigje pyetjeve që lidhen me ligjin brenda 24 orësh. Këto mund të jenë pyetje që lidhen me trashëgiminë, një aksident apo të tjera. Gati rreth 1 milionë ugandas e kanë përdorur këtë shërbim. Për sipërmarrjen e tij, Barefootlaw, Gerald Abila  merr mbështeje vetëm nga disa fondacione. Abila do të nxisë ndryshime. "Ka shumë çështje që lidhen me ligjet, por ka edhe një boshllëk të madh mes njeriut dhe sistemit të drejtësisë."

Konsultë ligjore falas, këtë do të ofrojë Gerald Abila për njerëzit në Uganda, Gerald Abila me kostum gri të çelët duke buzëqeshur
Konsultë ligjore falas, këtë do të ofrojë Gerald Abila për njerëzit në UgandaFotografi: BarefootLaw

Drejtësia duhet të jetë aty për të gjithë, është i mendimit avokati. Në sipërmarrjen Barefootlaw punojnë së bashku avokatë dhe zhvillues softuerësh për të trajnuar inteligjencën artificiale që të mundësojnë këtë qasje. Ata përdorin Chat GPT dhe softuerë të tjerë të bazuar në gjuhë dhe që përpunojnë të dhënat në sekondë. "Inteligjenca artificiale ka një fuqi të jashtëzakonshme për ndryshime, të paktën po aq të fuqishëm, sa shpikja e shtypshkronjës së librit", është i bindur Gerald Abila.

50 milionë afrikanë do duhet të kenë qasje tek kjo ofertë e Barefoot deri në vitin 2030. Sidomos njerëzit që nuk jetojnë në metropole. Në zonat rurale është e vështirë të gjesh një avokat. Në Davos Abila nderohet me çmimin e "Social Innovator" - inovator i veçantë nga Fondacioni Schwab. Kjo ishte arsyeja pse ai është ftuar në Davos.

Elita qëndron brenda rrethit të saj

2800 pjesëmarrës vijnë këtë vit në Davos në Forumin Ekonomik Botëror, që zhvillohet nën moton "Të rikthejmë besimin", mes tyre bosë të kompanive të mëdha të softuerëve, shumë lidetë të botës ekonomike dhe mbi 60 krerë shtetesh e qeverish. Gerald Abila nuk bën pjesë tek elita politike apo ekonomike, por megjithatë është i kënaqur që është në Davos. Këtu ai takon njerëz që gjithmonë donte t'i takonte

Danya Pastuszek lufton kundër varfërisë e problemeve sociale, Danya e veshur me bluzë me vija duke buzëqeshur
Danya Pastuszek lufton kundër varfërisë e problemeve socialeFotografi: Rana Nemat Allah/Tamarack Institute

Kurse Danya Pastuszek ka një vështrim kritik për takimin. "Mënyra si janë organizuar sistemet tona ekonomike bën të mos funksionojnë ato as për të varfrit dhe as për planetin", kritikon amerikanja, drejtuese e Institutit Tamarack, nga provinca kanadeze e Ontarios. Qëllimi i saj është luftimi i varfërisë duke ofruar zgjidhje lokale. Instituti Tamarack shkollon e bashkon njerëzit që mund të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të zhvillojnë zgjidhje të përbashkëta. Shpesh këta njerëz jetojnë në zona të largëta.

"Çfarë mendojnë krerë të ekonomisë e politikës?" Danya Pastuszek shpreson të marrë përgjigje për këtë në Davos., ku ajo do të prezantojë projektet e saj. "Bota gjendet në një udhëkryq", thotë ajo. "Kjo duhet t'i preokupojë të gjithë."

Dëshira për të takuar Bill Gates

Ksia Lia nga Kina do më shumë vëmendje. Ajo dëshiron të takojë Bill Gates. Ksia ka ardhur nga metropoli ekonomik Shenzhen në jug të Kinës dhe është e hera e parë që merr pjesë në forumin e Davosit. Edhe ajo nderohet me një çmim në Davos si sipërmarrëse sociale. Ksia Lia ndërpreu shkollën e mesme, sepse prindërit nuk kishin para të paguanin tarifat. Ajo punoi disa punë me ambicien e fortë të dilte nga varfëria. Ajo ia ka dalë, por e di se sidomos në zonat rurale ende mungon shpesh edhe rryma elektrike. Me kursimet e saj ajo themeloi sipërmarrjen "Shenzhen Power Solution". Tre vitet e para ishin të vështira, thotë ajo, por më vonë ia doli të zhvillojë module të vogla solare dhe me çmim të leverdisshëm.

Ksia Lia zhvilloi kompaninë Shenzhen Power Solution për module të vogla diellore, Ksia me këmishë bojëqielli dhe një modul në dorë, rreth saj një grup njerëzish që ajo ndihmon
Ksia Lia zhvilloi kompaninë Shenzhen Power Solution për module të vogla dielloreFotografi: Shenzhen Power-Solution

"Sfida ishte që t'i bëja ato të leverdisshme në çmim. Dhe nuk doja cilësi të keqe", rrëfen ajo. Sot Xia Lia ka 160 punëtorë, dhe modulet solare të saj sjellin dritë në rreth 7 milionë shtëpi në Kinë, Indi dhe Afrikë. Për këtë ajo do të takojë Bill Gates në Davos.

"Dua  t'i them, se e kam zgjidhjen që ai po kërkon" buzëqesh Ksia Lia. Edhe kreu i një prodhuesi të madh baterish është në listën e saj takimeve të dëshiruara. Pjesëmarrjen në Forumin Ekonmik Botëror në Davos ajo e shikon si shans të madh. "Për mua është reklamë e mirë. Të mbështetem dhe të dal më e fuqishme nga Forumi Ekonomik Botëror."