1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brukseli më optimist për ekonominë në Eurozonë

16 Maj 2023

Inflacioni mbetet i lartë. Parashikimet e BE për zhvillimet në Eurozonë. Si qëndron puna me Gjermaninë?

https://p.dw.com/p/4RMRw
Deutschland Wirtschaftsinstitute Gemeinschaftsdiagnose Frühjahr 2023
Fotografi: Hannes P Albert/dpa/picture-alliance

Sipas një parashikimi të Komisionit të BE-së, ekonomia në Bashkimin Evropian (BE) do të jetë më e qëndrueshme sesa mendohej vitin e kaluar. Autoritetet e BE presin një rritje prej 1.0 për qind në territorin e BE-së, sipas një vlerësimi të publikuar të hënën në Bruksel. Në parashikimin e dimrit, të publikuar në shkurt, Komisioni ende supozonte një rritje prej 0.8 për qind. Autoriteti tani parashikon një rritje prej 1.1 për qind për vendet në Eurozonë - pas 0.9 për qind në parashikimin e dimrit.

 Paolo Gentiloni
 Paolo GentiloniFotografi: TT News Agency/Caisa Rasmussenvia REUTERS

Ekonomia evropiane dhe botërore po përballet me rreziqet që lindin nga lufta në Ukrainë, por ekonomia është treguar më e qëndrueshme sesa mendohej: çmimet dukshëm më të ulëta të energjisë kanë ndikuar edhe në uljen e kostove të kompanive, thonë autoritetet evropiane. Ekonomia evropiane është në gjendje më të mirë sesa supozohej në vjeshtë, tha Komisioneri i BE-së për Ekonomi, Paolo Gentiloni.

Për vitin e ardhshëm, Komisioni parashikon një rritje prej 1.7 për qind, ndërsa në dimër parashikohej rritje prej 1.6 për qind. Për zonën e euros, ajo pret një rritje prej 1.6 për qind më 2024 (më parë: 1.5 për qind).

Inflacioni mbetet problem i lartë

Robert Habeck
Robert HabeckFotografi: Florian Gaertner/photothek/IMAGO

Komisioni i BE-së supozon se presioni i çmimeve do të mbetet i lartë. "Inflacioni ka rezultuar më kokëfortë se sa pritej”, theksoi Gentiloni. Komisioni pret një normë inflacioni prej 6.8 për qind për Gjermaninë më 2023, ndërsa parashikimet në shkurt ishin 6.3 për qind. Për Eurozonën vlerësohet se inflacioni do të jetë 5.8 për qind, ndërsa më parë thuhej se do të jetë 5.6 për qind. Normat e inflacionit më 2024 në Gjermanika të ngjarë të mbeten të larta në 2.7 për qind dhe në Eurozonë në 2.8 për qind.

Banka Qendrore Evropiane synon një normë afatmesme të inflacionit prej 2.0 për qind për Eurozonën, e cila konsiderohet ideale për ekonominë. Kryeekonomisti i BQE, Philip Lane pret që inflacioni në Eurozonë të lehtësohet ndjeshëm gjatë vitit. Për BQE-në, lufta kundër rritjes së vazhdueshme të çmimeve nuk është fituar ende. Në prill, norma e inflacionit u rrit lehtë në 7.0 për qind, pasi ra në 6.9 për qind në mars - nga 8.5 për qind sa ishte në shkurt.

Komisioni i BE-së është më i kujdesshëm në lidhje me perspektivat ekonomike për Gjermaninë sesa qeveria federale. Autoritetet e Brukselit presin një rritje prej vetëm 0.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në vitin aktual. Kjo është 0.2 pikë përqindjeje më pak se parashikimet e ministrit të Ekonomisë, Robert Habeck

 

 

bc(dap,rtr,afp)