1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Borell në Shkup: Përpjekje për një të ardhme të përbashkët

17 Mars 2023

Këshilli për Stabilizim dhe Asocim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut u mbajt për herë të parë në Shkup.

https://p.dw.com/p/4OrQe
Shkup: Konferencë për shtyp, Dimitar Kovaçevski, Josep Borell dhe Olivér Várhelyi
Shkup: Konferencë për shtyp, Dimitar Kovaçevski, Josep Borell dhe Olivér VárhelyiFotografi: Petr Stojanovski/DW

Në Shkup u mbajt takimi i 16-të i Këshillit për Stabilizim dhe Asocimit ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, i cili kryesohet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në takim morën pjesë përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Jozef Borell, komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Oliver Varheji, si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe institucioneve evropiane. Takimet e këtij këshilli deri tani janë mbajtur në Bruksel, dhe kjo është hera e parë që një takim i tillë mbahet në Shkup. Maqedonia e Veriut e vlerëson këtë si dimension historik. Në takim u bisedua për statusin e reformave, progresin në integrimet evropiane dhe për marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.

Borell: Po bëjmë përpjekje për një të ardhme të përbashkët

Edhe Borell e konsideroi faktin se takimi i këshillit po mbahet për herë të parë jashtë Brukselit si një mesazh se BE-ja po afrohet me Shkupin. Ne konstatuam se RMV po punon me sukses për procesin e skriningut. "Mesazhi që doli nga ky takim është i qartë, e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe e qytetarëve të saj është në BE.

Shkup: pamje nga takimi i 16-të i Këshillit për Stabilizim dhe Asocimit ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut
Shkup: pamje nga takimi i 16-të i Këshillit për Stabilizim dhe Asocimit ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së VeriutFotografi: Petr Stojanovski/DW

Borell komentoi edhe ndryshimet kushtetuese dhe u tha se Maqedonia në këtë rast nuk do të humbasë asgjë, përveç se do t'i afrohet më shumë BE-së.

"RMV mori si detyrim të ndryshojë kushtetutën e saj dhe në të të përfshijë dhe qytetarët që jetojnë në kufijtë e shtetit dhe që janë pjesë e nacionaliteteve tjera, siç janë bullgarët. Këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Në rast se e marrim kushtetutën e Kroacisë do të shohim se në të ka 22 bashkësi të ndryshme etnike . Mendoj se shteti juaj po jep shembull të mirë të një shoqërie multi-etnike, andaj ndryshimet kushtetuese vetëm se do t'i çojnë përpara të drejtat themelore. Ju nuk e rrezikoni identitetin tuaj, identiteti juaj do të jetë i mbrojtur”, tha Josef Borell.

Borelli zhvilloi takime edhe me presidentin e RMV-së Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferri dhe ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Pas qëndrimin në Shkup Borelli do të qëndrojë nesër në Ohër, ku do të mbahet raundi i ri i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së, kushtuar normalizimit të marrëdhënieve të ndërsjellta.

Fatos Musliu, me bluzë polo të kuqe në ambient zyre. Në sfond duket një monitor me faqen e DW shqip
Fatos Musliu korrespondent i DW nga Shkupi, Maqedonia e Veriut