1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më shumë se 50,000 viktima prej tërmetit në Turqi dhe Siri

1 Mars 2023

OBSH e quan tërmetin në Turqi dhe Siri si fatkeqësinë më të rëndë natyrore prej një shekulli. Bilanci tragjik i numrit të viktimave shkon në 50.000.

https://p.dw.com/p/4O5iu
Më shumë se 50,000 viktima prej tërmetit në Turqi dhe Siri
Më shumë se 50,000 viktima prej tërmetit në Turqi dhe SiriFotografi: Selami Kucukoglu/AA/picture alliance

Tri javë pas tërmetit shkatërrues në rajonin kufitar turko-sirian numri i të vdekurve është rritur në mbi 50,000 vetë. Sipas numërimit të bazuar në të dhënat e autoriteteve turke dhe siriane tërmeti me magnitudë 7.8 i datës 6 shkurt ka shkaktuar deri tani 44,374 të vdekur në Turqi dhe 5,951 në Siri.

OBSH: Fatkeqësia më e rëndë natyrore që prej një shekulli

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka klasifikuar tërmetin e 6 shkurtit si "katastrofën më të rëndë natyrore" që prej një shekulli në Evropë.

Ditët e fundit ka pasur disa goditje pasuese të rënda
Ditët e fundit ka pasur disa goditje pasuese të rëndaFotografi: ELOISA LOPEZ/REUTERS

Ditët e fundit ka pasur disa goditje pasuese të rënda.

Prej tërmetit humbën shtëpitë e tyre miliona vetë. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore vetëm në Turqi dëmet materialeshkojnë në më shumë se 34 miliardë dollarë.

Si po e përballojnë jetesën njerëzit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi?

Po ashtu sipas Bankës Botërore pritet që si pasojë e tërmetit do të ketë edhe ndërprerje në aktivitetin ekonomik të vendit gjë që do të ketë efekte negative në prodhimin e brendshëm bruto.

Në Stamboll po evakuohen spitale për shkak të defekteve në ndërtim

Në metropolin e Stambollit ka nisur evakuimi i dy spitaleve për shkak të mungesës së sigurisë prej tërmetit.

Në Stamboll po evakuohen spitale për shkak të defekteve në ndërtim
Në Stamboll po evakuohen spitale për shkak të defekteve në ndërtimFotografi: Murat Utku/DW

Pacientët e spitalit shtetëror Kagithane do të transferohen në një spital në lagjen Sisli, tha në Hatay ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca. Evakuimi do të përfundojë brenda pak ditësh. Edhe Spitali Universitar i Stambollit Cerrahpasa po evakuohet.