1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Albin Kurti preferon ushtarë gjermanë të KFOR-it në Kosovë

27 Gusht 2022

Kryeministri i Kosovës kërkon rritjen e numrit të ushtarëve të NATO-s në vend dhe preferon më shumë ushtarë gjermanë.

https://p.dw.com/p/4G8Fr
DW-Interview Albin Kurti
Fotografi: Anila Shuka /DW

Edhe pse aktualisht në Kosovë ka rreth 3.700 mijë ushtarë të KFOR-it, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një intervistë për gazetën gjermane "Die Welt", se për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia ka nevojë urgjente për rritjen ndjeshme të numrit të ushtarëve të NATO-s në Kosovë.

Kurti tha se  trupat e KFOR-it do të ndihmonin për të përmirësuar sigurinë e Kosovës duke zgjeruar më tej strukturat dhe kapacitetet e sigurisë.

Spannungen zwischen Kosovo und Serbien
Fotografi: Laura Hasani/REUTERS

Kurtit mendon po ashtu se nëse në trupat mbrojtëse të NATO-s do të merrnin pjesë më shumë ushtarë gjermanë, kjo do të shtonte efektin frikësues dhe parandalues.

KFOR Soldaten.jpg
Albin Kurti preferon ushtarë gjermanë në KosovëFotografi: Refki Alija

Sipas Kurtit Rusia dhe Serbia bashkëpunojnë ngushtë në politikën ushtarake: në vitin 2021 ato ndërmorën 104 manovra dhe aktivitete të përbashkëta – në disa prej të cilave ishin të përfshira edhe forca të armatosura bjelloruse. Po ashtu përeth Kosovës ka 48 baza ushtarake serbe.