Alain Delon: Ikona e kinematografisë ndahet nga jeta
18 Gusht 2024Nëse historia e kinematografisë do të përmblidhej në disa çaste, çfarë do të mbetej? Chaplins Tramp, James Deans Coolness, skena në dush e Marilyn Monroe nga Hitchcock e disa sekuenca të tjera. Por e pashmangshme në një përmbkedhje të tillë përmbledhje të skenës së madhe është edhe paraqitja e Alain Delonit në filmit "Engjëlli i akullt" i viti 1967.
Mimika e ngrirë, vështrimi i ngurtë akull, pamja e kuruar, sjellja arrogante dhe i mbyllur në vetvehte e vrasësit me pagesë Jeff Costello interpretuar nga Delon u është ngulitur në memorje spektatorëve. Regjia në këtë vepër mjehstërore të Jean-Pierre Melville "Engjëlli i akullt" e përforcoi edhe më shumë karizmën e francezit.Delon ndër të tjera ka interpretuar tek filmi i Viscontit "Leopardi", "Monsieur Klein" dhe "Rasti Serrano" duke u konsideruar si "burri më i bukur në botë"
Alain Delon: Me një bukuri dhe elegancë jashtëtokësore
Më 8 nëntor 1935 ai lindi në afërsi të Parisit dhe qysh në vitin 1967 Delon u bë një nga të mëdhenjtë e filmit europian. Delon fillimisht tërhoqi vëmendjen me rolet në filmat e regjisorevë asokohe revolucionarë të periudhës Nouvelle Vague, François Truffaut apo Jean-Luc Godard.
Padyshim Alain Delon ishte një ndër aktorët më tërheqës të brezit të tij, karizma e tij ishte e papërballueshme jo vetëm tek gratë. Regjisori i madh italian Luchino Visconti shumë shpejt e angazhoi Dolonin në dy filma që kanë hyrë në histori: "Rocco dhe vëllezërit e tij" (1960) dhe tre vjet më vonë tek eposi "Leopardi". Michelangelo Antonioni bashkëatdhetari i Viscontit e vuri Delonin krah Monica Vittit në filmin "Dashuri 1962", ku ai sërosh sjhkëlqu, si një sekser ëndërrimtar burse.
Vrasësi më erotik në historinë e filmit
Më pas regjisori Jean-Pierre Melville, i cili e bëri Delonin atë që është edhe sot në sytë e shumë tifozëve të kinemasë, e angazhoi atë në rolin e një vrasësi, vrasësit më erotik dhe karizmatik të historisë së filmit. Pas interpretimit në filmin "Engjëlli i akullt" Delon u angazhua edhe në filmat e Melville "Katër në rreth të kuq" (1970) dhe "Shefi" (1972). Gjithçka tjetër që pasoi pas këtyre filmave ishte si një suplement.
Shumë aktorë do të ishin mirënjohës për një filmografi ai ajo e Alain Delon në vitet 70-të dhe 80-të – por krahasuar me atë, që ai ka interpretuar në vitet 60-të, rolet e mëvonshme të tij janë paksa më të zbehta dhe të ngurta. Në periudhën e artë të Alain Delon bëjnë pjesë edhe filamt "Pishina" (1969) me Romy Schneider, me skënën legjendare, ku të dy nudo bëjnë dashuri në pishinë. Drama politike "Ferri i Algjerit" (1965) dhe filmi „Vetëm dielli ishte dëshmitar (1960) vënë në skenë sipas romanit të Patricia Highsmith.
Si gangster dhe detektiv në ekran
Më vonë Delon luajti në shumë filma duke u përqendruar kryesisht në role rutinë si gangster apo detektiv: "Flic-Story", "Vrasësit nuk prezantohen" apo "Pantera". Gjatë këtyre viteve ai ka interpretuar krah Jean-Paul Belmondos dhe Michel Piccolisë, yjet e padiskutueshëm të kinematografisë franceze.
Më 1990 Delon tërhoqi sërish vëmendjen me një film kompleks artistik të ish-regjisorti të Nouvelle-Vague Jean-Luc Godard, filmi i të cilit u titullua gjithashtu "Nouvelle Vague". Me këtë rol Delon donte të demonstronte se mund të luajë edhe filma artistikë e jo vetëm komerciale.
Fare shkurt në Hollywood
Delonin nuk e ka tërhequr shumë Hollywood-i. Roli në filmin e Michael Winners një prodhim i SHBA më 1970 "Scorpio, vrasësi" është një përjashtim, ndonëse Delon do të kishte qenë i aftë edhe për t'u bërë një yll i Hollywoodit.
Thashethemnaja për lidhjet e tij të dyshimta
Vrasja (1968) e rojes së tij jugosllave, për të cilin thuhej se kishte marrëdhënie me ish-gruan e Delonuit Nathalie, tronditi opinionin fracnez. Lidhur me këtë rast megjithatë Delon u Die Vorëürfe gegen Delon in diesem çlirua prej akuzave.- Por që nga ajo kohë qarkullonin fjalë, se ai mbante lidhje me qarqet e mafies.
Ky imazh për të u konsolidua edhe më shumë pasi ai forcoi miqësinë duke e bërë atë publike edhe me populistin e djathtë Jean-Marie Le Pen. Afërsia me "Front National" i kushtoi me humbjen e reputacionit Alain Delonit duke i dëmtuar edhe karrierën.
Vitet e fundit Alain Delon nuk është shfaqur në kamera. Në qershor 2019 ai pësoi një hemragji cerebrale duke iu nënshtruar një peirudhe të gjatë rehabilitimi.
Tani në moshën 88 vjeçarre Alain Delon u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Douchy në jug të Parisit. Tifozëve të tij ai u është ngulitur në memorje me filmat ikonikë të viteve 1960-të.