1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aktorja Romy Schneider - Ylli tragjik i kinemasë

23 Shtator 2018

Më 23 Shtator Romy Schneider do të kishte mbushur 80 vjeç. Jeta e aktores u shenjua nga dallgëzime të forta, ngjitje në maja pastaj rënie tragjike në jetën private. Një retrospektivë.

https://p.dw.com/p/35KUl
Bildergalerie "Katja, die ungekrönte Kaiserin"
Fotografi: picture-alliance/United Archives/TBM

Romy Schneider ndërroi jetë shumë e re, 43 vjeç, me gjasë nga infarkti, shkaktuar nga ilaçet e shumta dhe alkooli. Miku i saj e gjeti aktoren e njohur në mëngjesin e 29 majit 1982  në tavolinën e shkrimit të banesës së përbashkët në Paris. Shumë vetë thanë atëherë, asaj „i plasi zemra", duke pasur parasysh goditjet e rënda të fatit dhe ndjekjen hap pas hapi që i bënte shtypi. Por Romy Schneider e shijoi edhe suksesin e madh. Njëherë ajo ka thënë për veten. „Njerëzve u pëlqeu, publikut i pëlqeu, edhe mua më pëlqeu, kam qenë me fat, isha princesha para kameras, isha vazhdimisht princeshë!"

13 Kultur-Adventskalender 2017 Sissi
Romy Schneider si SissiFotografi: picture alliance/United Archives

Ylli i ëmbël i kinemasë gjermane

Që në vitet e para Romy Schneider,që lindi në Vjenë më 23 Shtator 1938 e kërkoi skenën, duke luajtur në krah të nënës së saj Magda Schneider. Karriera e aktores shënoi ngjitje me filmin sentimental „Sissi", një seri ku Romy Schneider luan rolin e Elisabeth von Bayern, që u bë më vonë perandoresha austriake, e njohur si Sissi.

Deutschland - Romy Schneider 1959
Fotografi: picture-alliance/Keystone

Romy Schneider íshte ylli i ëmbël i kinemasë gjermane të pas Luftës së Dytë Botërore, ajo u bë e famshme dhe e shijoi famën, derisa ajo e bëri të vuante duke e bërë të largohej në Francë. Doja të largohesha nga një „botë e vogël" ka thënë ajo, dhe në Francë iu duk se do të kishte mundësi për një jetë të re.

Romy Schneider angazhohet nga regjisorë të njohur

Edhe në Francë dhe SHBA, aktorja për një kohë të caktuar u bë yll kinemaje. Filmat e saj me regjisorë si Luchino Visconti,  Claude Sautet, Claude Chabrol apo Orson Welles e kthyen atë në një aktore të profilizuar që di të mishërojë karaktere të ndryshme. Në jetën private aktorja nuk e kishte të lehtë.

Romy Schneider
Romy Schneider me djalin DavidFotografi: picture-alliance/Sven Simon

Lidhjet e dashurisë dështonin, mediat e ndiqnin si gjahun jetën e saj private. Por më rëndë ajo u godit nga vdekja aksidentale e djalit të saj 14 vjeçar në korrik 1982, nga e cila Romy Schneider nuk e mori më veten.

Rreth 60 filma xhiroi aktorja që njihte sipas fjalëve të saj vetëm „gëzim qiellor" dhe „trishtim deri në vdekje". Jehona e Romy Schneiderit nuk u shua edhe pas vdekjes së hershme, duke e kthyer atë në një figurë mitike të kinemasë.