Prej vitit 2016, Adelheid Feilcke, është përgjegjëse për ofertën multimediale në dhjetë gjuhë me synimin për të kontribuar në diskursin kritik dhe konstruktiv mbi çështjet dhe perspektivat shoqërore dhe politike në zonat e transmetimit - nga Polonia deri në Greqi. Adelheid Feilcke erdhi në Deutsche Welle në vitin 1992 dhe menjëherë ngriti programin shqip, të cilin e drejtoi për 13 vjet me radhë. Më pas ajo ka qenë ndër të tjera drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Kulturës. Temat e saj më të preferuara: Ballkani Perëndimor, zgjerimi i BE-së, diversiteti kulturor dhe i identiteteve në Evropë.