Reklamë
Në libraritë gjermane ka dalë vëllimi i parë i trilogjisë "Secili çmendet sipas mënyrës së vet" të shkrimtarit dhe dramaturgut shqiptar, Stefan Çapaliku. Vepra është sjellë në gjermanisht nga albanologia dhe përkthyesja e mirënjohur, Zuzana Finger dhe është botuar me ndihmën e rrjetit TRADUKI në botimet Transit me titullin "Jeder wird verrückt auf seine Art". Prezantimi i parë për publikun gjerman u zhvillua më 17 mars, në Buchhändlerkeller, një vend historik në pjesën perëndimore të Berlinit.