1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Nobel në fizikë për zbulimet në fushën lazer

Fabian Schmidt
2 Tetor 2018

Çmimi Nobel në fizikë i akordohet tre fizikantëve për zbulime në fushën e fizikës lazer. Ata janë Arthur Ashkin (SHBA) si dhe Gérard Mourou (Francë) dhe Donna Strickland (Kanada).

https://p.dw.com/p/35stH
Nobelpreis für Physik 2018 Arthur Ashkin Gerard Mourou Donna Strickland
Fotografi: Reuters/TT News Agency

Donna Strickland, profesore në Universitetin Waterloo në Ontario, është e treta grua fizikante që vlerësohet me Çmimin Nobel. Ajo u vlerësua bashkë me profesorin e saj, i cili e ka ndjekur në mbrojtjen e doktoraturës  Gérard Mourou për zhvillimin e "Chirped Pulse Amplification" (CPA).

Të dy fizikantët e ndajnë çmimin prestigjoz me Arthur Ashkin, i cili ka kryer punë të rëndësishme kërkimore duke zhvilluar "pincetën optike". Këtë e komunikoi Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave të martën (02.10) në Stokholm. 

Nobelpreisträgerin für Physik - Donna Strickland
Donna StricklandFotografi: Reuters/P. Power

Hulumtimet e tre nobelistëve në fizikë kanë mundësuar zhvillimin e mjeteve të ndryshme lazer, që përdoren sot në shumë fusha: në mjekësi për regjistrimin optik ose edhe në përpunimin e materialeve.

Nobelpreis 2018 Physik | Gerard Mourou
Gerard MourouFotografi: Reuters/C. Platiau

Babai i pincetës optike

Arthur Ashkin, që hulumton në Bell Laboratories si dhe në Lucent Technologies, konsdierohet si shpikësi i pincetës optike. Kjo është një aparaturë, e cila me ndihmën e rrezeve lazer mund të kapë ose të lëvizë objekte mikroskopike - si qeliza, molekula e madje edhe atome.

Pinceta bazohet në parimin e forcës që drita ushtron ndaj objekteve mikroskopike. Këto objekte lëvizin si rrjedhojë në fokusin e rrezes lazër.

Përmes gjatësisë së ndryshme të valëve funksioni i pincetës optike mund të precizohet. Shkencëtarët munden që me një rreze lazer të kapin një objekt, një qelizë dhe me një rreze tjetër lazer me gjatësi të ndryshme vale të kryejnë një prerje.

Nobelpreisträger für Physik - Arthur Ashkin
Arthur Ashkin Fotografi: Reuters/B. McDermid

Operacione të syve e shumë më tepër

Strickland dhe Mourou me CPA kanë zhvilluar një vegël të shumëanshme, që është sot e pandshme në përdorim si në kërkim, ashtu edhe në mjekësi, në prodhim dhe në industri. Metoda e tyre e ashtuquajtura  "chirping" që prodhon pulset lazer është bazë për zhvillimin e pulseve ultra të shkurtra lazer (UKP).

Të dy fizikantët kanë zhvilluar një metodë, për shtrirjen në hapësirë të pulsit lazer dhe më pas përforcimin e tij. Me këtë metodë krijohen pulse shumë të shkurtra por me shumë energji. Këto pulse ndonëse përmbajnë shumë energji dhe janë të pakapshme, ato nuk shkaktojnë shkatërrimin e objkektit nën fokusin lazer. Kësisoj në fokusin lazer ato janë mjete jashtëzakonisht precize - si në trajtimin e sëmundjeve të syrit apo edhe në përpunimin e materialeve.