Çmimi ndёrkombёtar i Karlit 2018 pёr Emmanuel Macron
9 Dhjetor 2017"Dy aspekte na kanё nxitur tё vlerёsojmё presidentin francez", deklaroi kryebashkiaku i Ahenit Marcel Philipp pёr pёrzgjedhjen e Emmanuel Macron-it pёr Çmimin Karli i Madh 2018. Nё radhё tё parё "angazhimi i tij pёr unnitetin europian dhe lufta e vendosur kundёr ҁdo forme nacionalizmi janё shembullore dhe udhёrrёfyese".
Himni i Europёs nё vend tё Marsejezёs
Kryebashkiaku i Ahenit Philipp e quajti Macron njё mik i deklaruar i Europёs "njё paraprijёs i guximshёm pёr ripёrtёritjen e ёndrrёs europiane". Kryetari i drejtorisё sё Çmimit Karli i Madh, Jürgen Linden, theksoi "impulset e vlefshme pёr debatin europian pёr reformat". E paharruar mbetet skena, kur presidenti i sapozgjedhur i Francёs nё atriumin e Luvrit nuk kёndoi himin kombёtar Marsejezёn, por himin europian. Me kёtё Macron ka nёnvizuar ankorimin e Francёs nё Bashkimin Europian, tha Linden.
Sipas tё dhёnave tё qytetit tё Ahenit dhe drejtorisё sё Çmimit Karl, Macron ka reaguar, duke vёnё nё dukje, se gёzohet pёr kёtё vlerёsim, bёhet e ditur.
Medalje e vogёl, nderim i madh
Emmanuel Macron ёshtё presidenti i Francёs qё nga maji 2017. Me lёvizjen e tij politike "En Marche" ai hyri nё garёn presidenciale dhe fitoi balotazhin ndaj Marine Le Pen tё Front National e ekstremi tё djathtё. Çmimi Karli i Madh pa donacion konsiderohet si vlerёsimi mё i rёndёsishёm pёr meritat pёr bashkimin europian. Pёr herё tё parё ky ҁmim ёshtё akorduar nё vitin 1950. Dorёzimi i ҁmimit bёhet mё 10 maj, ditёn e inagurimit tё bashkisё sё Ahenit.