Çdo gjë Samba!
Brazili vendi i pestë për nga madhësia në botë është sivjet skena e Lojërave Olimpike Verore 2016 në Rio de Zhaneiro. Një rast për të hedhur një vështrim në atraksionet e këtij vendi.
Qyteti i mrekullueshem- Rio de Zhaneiro
Një qytet, dy plazhe- Copacabana dhe Ipanema. Kënga „Vajza nga Ipanema“ e vitit 1962 vazhdon të jetë melodia e jetës së qytetit të dytë më të madh në Brazil ( 6.32 milionë banorë). Në plazhe, mblidhen të gjithë njerëzit e qytetit. Të shohin dhe të shihen - kjo është motoja e pushuesve. Rio në gjuhën e popullit quhet „i mrekullueshmi“.
Spektakël në gjirin Guanabara
Perëndimi i diellit në mënyrë spektakolare shkon mbi ishujt, gjiret dhe gurët e Rio de Zhaneiros. Një nga vendet më të mira për të shijuar perëndimin është Ponta do Arpoador, një shkëmb në det.
Me teleferik në malin Pão de Açúcar
Në dhe rreth Rios ka shumë panorama që ia vlen të shihen. Ajo e malit të Pão de Açúcar është një atraksion që duhet parë patjetër. Që nga viti 1913 teleferiku çon vizitorët në malin prej graniti mbi 395 të lartë. Imazhet panoramike rreth e rrotull janë të garantuara gjatë ngjitjes me teleferikun, që ka dritare të mëdha. Ndërsa një kthim më këmbë është më shumë për sportistët e sporteve ekstreme.
Simboli i Rios- Cristo Redentor
Përballë malit Pão de Açúcar dominon në hapësirë simboli i Rios- statuja e Krishtit (Cristo Redentor). Me dimensione gjigande: 30 metra e lartë, 28 metra e gjerë dhe me një peshë 1145 ton. Edhe rruga në bjeshkët Corcovado, 710 metera të larta është mbresëlënëse. Panorama e gjirit të Rios nga bazamenti i statujës është fantastike. Deri në 4.000 vizitorë në ditë, dëshirojnë ta përjetojnë këtë.
Rioja tjetër- Favelat
Mbi gjashtë milionë njerëz jetojnë në Rio, një në pesë vetë jeton në një „favela“. Qindra lagje të tilla të varfëra shtrihen në kodrat e Rios. Një botë në të cilën asnjë turist nuk shkon. Përveçse në ndonjë tur të organizuar për në Favela. Organizuesit e tureve janë vet banorët.
Një vend feston- Karnevalet
Karnevalet është ngjarja më e rëndësishme e vitit. Karneval të rrugës ka kudo. Banorët dhe turistët bashkëfestues sjellin një gëzim kolektiv. Gara mes shkollave Samba ekziston vetëm në Rio, në Sambadrome. Për dy netë vallëzojnë mijëra kërcimtarë në garë me njëri- tjetrin. Ata parakalojnë në rrugë në gjatësinë 1.7 kilometra duke e vënë në lëvizje me brohoritje publikun përreth.
Spektakli natyror- Ujëvarat Iguazu
Kush ndodhet në Rio duhet ta shfrytëzojë mundësinë për ta eksploruar vendin. Një spektakël natyror janë ujëvarat Iguazu në kufirin argjentinas. Në një gjatësi prej 2,7 kilometrash bien 275 ujëvara në thellësi. Ato njihen si ujëvarat më të mëdha në botë dhe janë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Pamja më e mirë është nga ana braziliane.
Parku kombëtar i Lençois Maranhenses
Një pamje e pazakontë për Brazilin tropikal: Mijëra duna, ku midis luginave rrjedhin ujërat e ëmbla. Rreth 1550 kilometra katrorë, ky peisazh i jashtëzakonshëm shtrihet në veri të Brazilit, në bregdetin e shtetit të Maranhao. Që nga viti 1981 ai është park kombëtar.
Pushime në kampin e xhunglës- Amazona
Lumi më i pasur i tokës është Amazona. Ai rrjedh nëpër pyllin tropikal më të madh në botë. Për ta eksploruar këtë zonë natyrore duhet të planifikosh kohë. Ofruesit e udhëtimit e organizojnë çdo gjë sipas dëshirës, që nga ekskurzioni botanik dukelundruar përgjatë Amazonës e deri te peshkimi në Piranha. Fjetja bëhet në kasollet turistike apo në kampet e xhunglës.
Belle Epoque në xhungël- Manaus
Në Manaus, kryeqyteti i shetit të Amazonës, që nga viti 1997 mbahet çdo vit një festival trejavor i operas. Atje marrin pjesë adhuruesit e operas nga e gjithë bota. Teatri i Amazonës është ndërtuar në vitin 1896, i financuar nga të ardhurat e bumit të kauçukut. Kjo është një relikë interesante e asaj kohe kur Manaus botërisht njihet si „Parisi tropikal“.
Arkitektura koloniale në verilindje - Olinda
Vetëm pak turistë të huaj i tërheq verilindja e Brazilit. Dhe kështu Olinda është ende një perlë jashtë masës së turstëve. Që nga shekulli i 17-të e deri më sot, Olinda është një vend i artistëve. Mbi të gjitha, qyteti është një kapsulë kohe simpatike. Arkitektura koloniale e ajo barok bashkë me 33 kishat është trashëgemi botërore e UNESCO-së që nga viti 1982.
Trashëgimia e Afrikës - Salvador de Bahia
Ky ka qenë kryeqyteti i parë i kolonisë portugeze për shekuj me radhë dhe qendra më e madhe e tregtimittë skllevërve në Brazil. Askund tjetër në vend nuk është më e theksuar se në Salvador de Bahia kultura afro-braziliane. Bollëk dhe gjallëri për jetën janë kudo këtu. Tipike janë ritmi i daulleve dhe vallëzimi akrobatik Capoeira.
Kryeqyteti- Brazilia
Gjatë gjithë historisë Brazili ka pasur tre kryeqytete, së pari Salvador de Bahia, më pas Rio de Zhaneiro dhe Brazilia që nga viti 1960, që është qyteti më i madh i planifikuar në botë. Zhvilluar në fazë përgatitore në vitet e 50-të, sipas arkitektit Oscar Niemeyer dhe planifikuesit urban Lucio Costa. Brazilia tani është Trashëgimia Botërore e UNESCO-së. (Në fotografi Kongresi Kombëtar)