1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Zërat e heshtur" në Bayreuth zbardhja e një kapitulli të errët

Thomas Senne / Elona Elezi26 Korrik 2012

Shfaqje "Zërat e heshtur“ gjatë sezonit aktual të Festivalit të Bayreuth-it hedh dritë ndaj një kapitulli të errët të historisë. Nazistët e përdornin festivalin si një mënyrë për të përhapur propagandën anti-semitike.

https://p.dw.com/p/15f2E
Fotografi: dapd

Fasada ka rënë në pjesën e jashtme të shtëpisë së Operas në Bayreuth. Shtretërit e luleve zbukurojnë parkun para ndërtesës, e cila është e rrethuar nga kureshtarë të Festivalit të Bayreuthit që nisi më 25 korrik. Shkurret rrethojnë barërat e freskët. Era fryn mes gjetheve të pemëve madhështore. Pak vizitorë shëtisin në sheshet e kuruara.

Ndihet e njëjta atmosferë që ndihet çdo verë në Kodrën e Gjelbër legjendare të Bayreuthit – përveç 40 apo më shumë paneleve gri që qëndrojnë në parkun afër bustit të bronxtë sy-fundosur të Richard Wagner. Busti u krijua nga një prej artistëve të njohur nazistë, Arno Breker.

Nga një distancë, panelet u ngjasojnë varre moderne dhe në fakt, kjo përshtypje nuk është aq e gabuar. Pikturat dhe tekstet bardhë e zi që përmbajnë panelet, shfaqin biografi të shkurtra të muzikantëve të hershëm që dikur morën pjesë në Festivalin e Bayreuth-it, por që u persekutuan si pasojë e prejardhjes së tyre hebreje.

Gjatë Rajhut të Tretë, nuk kishte vetëm dy, ashtu siç është propaganduar me tallje deri tani, por – sipas një studimi të ri – 12 anëtarët e orkestrës së festivalit u kthyen në viktima të nazistëve. Ata u dëbuan në geto dhe u vranë në kampet e përqendrimit.

Megjithatë, kjo ekspozitë në natyrë zbulon se anëtarët e klanit të kompozitorit Richard Wagner ishin shpallur anti-semitë kohë përpara marrjes së pushtetit nga Hitleri.

Deri në një masë të caktuar, gjatë sundimit të Perandorisë Gjermane, ata madje ndihmuan që t ´i hapej rrugë epokës së tmerrshme naziste.

Temë e ndjeshme për klanin e Wagner

"Zëra të heshtur. Festivali i Bayreuth-it dhe hebrenjtë nga viti 1876 në vitin 1945" është emri i ekspozitës së hapur, e cila guximshëm dokumenton kërkimet më aktuale mbi këtë temë. Duke pasur parasysh polemikat e fundit lidhur me këngëtarin rus Evgeny Nikitin – i cili ishte planifikuar për të kënduar rolin kryesor në prodhimin e këtij viti "Holandezi fluturues", por u la jashtë pas lajmeve rreth tatuazhit të tij me kryqin nazist në gjoks – shfaqja është bërë më tepër shpërthyese.

Shfaqja vazhdon deri më 14 tetor në Kodrën Jeshile në Bayreuth, me një ekran të madh të vendosur në Bashkinë e re. Dy drejtoret e festivalit të Bayreuth-it, stër-stërmbesat e Wagner, Eva Wagner-Pasquier dhe Katharina Wagner e aprovuan atë.

Prezantimi hedh vështrimin në fillesat e festivalit muzikor, para se ai të kalojë tek i ashtuquajturi "spastrim" i shtëpive të operas në Gjermani nga anëtarët hebrenj të korit gjatë epokës naziste. Bayreuth-i, gjithsesi, mbetet fokusi i qartë. Për historianët, të cilët i bazojnë kërkimet e tyre fillimisht në artikujt e gazetave dhe materialet me burime historike (megjithatë ata nuk kishin mundësi të shikonin dokumente në të gjitha arkivat), shfaqja është një përpjekje e kujdesshme për të trajtuar një temë, që është veçanërisht e ndjeshme për familjen Wagner.

Ideologjitë e Richard Wagner

"Sigurisht, Richard Wagner hodhi vërtet themelet ideologjike për të gjithë pasaardhësit e tij me traktatin "Judaizmi në muzikë" dhe veçanërisht me shkrimet e tij anti-semitike në vitet e fundit të jetës", thotë Hannes Heer, kuratore e ekspozitës historike. "Ai ishte një radikal i vërtetë anti-semit. Ideja e tij ishte të dëbonte hebrenjtë nga Gjermania – dhe flasim për vitin 1879".

Wagner e toleroi dirigjentin hebre Hermann Levi, edhe pse e konsideronte "racën hebreje", siç e quante ai, "armikun e lindur për racën e pastër njerëzore dhe e gjithë kjo ishte fisnike". Levi nuk u lejua kurrë të drejtonte premierën e "Parsifal" në vitin 1882, por vetëm për shkak të presionit nga ana e mbretit Ludvig II.  "[Wagner] e bënte Levin të vuante, e poshtëronte atë, por e ktheu sërish, sepse ai ishte i mahnitur nga aftësitë e tij si dirigjent“, thotë Heer. Wagner, sidoqoftë, u shmang nga terrori psikologjik ndaj dirigjentit, shton Heer.

Ishte një çështje tjetër me bashkëshorten e Wagner-it, Kozimën. Ajo drejtoi një lloj "politike aparteidi", vuri në dukje Heer. Pasi u bë Drejtor i Festivalit të Bayreuth-it pas vdekjes së kompozitorit, ajo përndiqte Levin dhe hebrenjtë e tjerë në mënyrat më mizore dhe sistematikisht hiqte hebrenjtë nga lista e interpretuesve.

Bayreuther Festspiele während des Zweiten Weltkrieges
Festivali i Bayreuth-it gjatë Luftës së Dytë BotëroreFotografi: picture-alliance/dpa

Skena të errëta

Aktualisht, Bashkia e re e qytetit të Bayreuth-it është vendtakimi për pjesën e dytë të shfaqjes që përshkruan fatin e 44 yjeve të persekutuar të skenës së operas gjermane. Aty, shumë nga "zërat e heshtur" mund të dëgjohen akoma – siç është baritoni hebre Friedrich Schorr.

Djali i Kozimës, Siegfred, i cili u bë drejtori artistik i festivalit në vitin 1908 dhe mbajti drejtimin anti-semitik deri në vitin 1930, me shumë zgjuarsi përzgjodhi Schorr për rolin e Wotan në pjesën e Wagnerit "Unaza e Nibelung". "Ai e bëri atë si një mënyrë për t´u dhënë fund kritikave rreth festivalit të Bayreuth-it që kishte degjeneruar në një terren të mbarështimit për nacionalizmin gjerman me prirje anti-semitike. Duke ndjekur një festim gjermano-nacionalist që përfshinte edhe bisedat e gjata anti-semitike, shumë gazeta të njohura shkruajtën me tallje se Bayreuthi ishte përdorur për aktivitete të partive politike.

Shfaqja me dy pjesë "Zërat e heshtur. Festivali i Bayreuth-it dhe Hebrenjtë nga viti 1876 në vitin 1945" përshkruan gjallërisht se si dirigjentët e festivalit të operas dhe anëtarët e familjes Wagner – duke përfshirë edhe kunatën e Richard Wagner, Winifred, e cila drejtoi festivalin deri në vitin 1944 -  u bashkuan me ideologjitë Nacionaliste Kombëtare që herët. Ata përfaqësonin një traditë të pathyeshme që shtrihej nga pakënaqësia dhe qendrimi anti-semitik i kompozitorit Robert Wagner e deri tek zhdukja e hebrenjve në kampet e përqendrimit të Hitlerit.